MANUAL FAMILJAR PËR SJELLJE NË SITUATA TË JASHTËZAKONSHME

Në kuadër të programit interreg IPA Cross-border Cooperation Programme “Greece – Albania 2014 – 2-20”,

Organizata jonë ka qenë partnere e projektit: “I-ALARM (Jonian – Adriatic, EarLy waRNing Monitoring System)”

Dhe ka realizuar nje broshurë ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese për t’u ardhur në ndihmë, familjarëve, institucioneve dhe të gjithë personave të interesuar.

Kjo broshurë ju ndihmon të merrni masa parandaluese që janë të rëndësishme për ju, që të mbijetoni dhe të mbroni pronën tuaj nga zjarri.

Plan i Menaxhimit te Parkut te Mbrojtur Sazan Karaburun

Ky dokument do i ndihmoje te gjithe organizatat qe duan te aplikojne per thirrjen e shpallur nga Organizata "Change - Agjensia e Zhvillimit Rajonal" ne bashkepunim me Milieukontakt Shqiperi per projektin “Zbatimi i Planit Strategjik të Qendrës së Vizitorëve Rradhimë” me mbështetjen e UNDP Shqipëri. Projekti do të zbatohet përgjatë muajve mars-dhjetor 2019

 

Per me teper, Ju lutem referojuni dok bashkangjitur

Ide per Projekt Propozime

Ne kete dokument do te gjeni ide te ndryshme per te aplikuar per projekt propozime sipas thirrjes tashme te shpallur qysh ne daten 22 Maj 2019 per projektin “Zbatimi i Planit Strategjik të Qendrës së Vizitorëve Rradhimë” me mbështetjen e UNDP Shqipëri. Projekti do të zbatohet përgjatë muajve mars-dhjetor 2019

 

Per me teper info Ju lutem referojune dokumentit bashkangjitur

Te dhena per HIV/AIDS ne Shqiperi

Ajo qe konsiderohet si semundja e shekullit, pa dyshim qe ka shkatkuar jo vetem probleme ne shendetin e te rinjve por edhe viktima si ne vendin tone ashtu edhe jashte vendit. Sipas statistikave:

Që prej vitit 1993, kur edhe u diagnostikua rasti i parë i prekur me HIV/AIDS në Shqipëri, janë regjistruar 1195 persona të infektuar.

Ndonëse Shqipëria mbetet një vend me prevelancë të vogël, shqetësues është fakti i diagnostikimit në kohë të personave të prekur nga virusi vdekjeprurës.

VLERESIMI I POLITIKAVE/ PROGRAMEVE DHE BUXHETEVE VENDORE NE KUADER TE PRESPEKTIVES GJINORE

Qëllimi këtij studimi është analizimi i gjëndjes aktuale, dhe i mundësive për fillimin e zbatimit të një proçesi të buxhetimit të ndjeshëm gjinor në Bashkinë e Vlorës. Studimi trajton analizimin e shërbimeve të ofruara nga organet e qeverisjes vendore, kapacitetet e Bashkisë në sferën e perspektivës gjinore, vullnetin politik të personave që miratojnë vendime në nivel lokal, të çëshjteve gjinore, si dhe mundësive reale të Bashkisë Vlorë për realizimin e nje analize gjinore, për të bërë të mundur aplikimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.

Udhezues Teknik - Si te perdoret pa rrezik bombola e gazit

Ky udhëzues është përgatitur nga Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë dhe Bashkia Vlorë në kuadrin e projektit rajonal “Reduktimi i Rrezikut të Katastrofave dhe Siguria në hapësirën e OSBE-së”. Vendet e projektit përfshijnë Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Serbinë, Mali i Zi. Në Shqipëri projekti është i zbatuar nga Prezenca në Shqipëri. Projekti zbatohet me mbështetjen financiare të Zvicrës.  

Ligji per Mbrojtjen nga Zjarri dhe per shpetimin!

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I :
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Misioni
(Shtuar pika 6 me ligjin nr.11/2013)
1. Mbrojtja e jetës së njerëzve dhe e pronës nga rreziku i zjarrit dhe i fatkeqësive natyrore e fatkeqësive të tjera në rastet e emergjencave, është detyrë e organeve shtetërore, e ministrive dhe institucioneve qendrore, e organeve të qeverisjes vendore, e organeve të specializuara, e personave juridikë e fizikë vendas ose të huaj.

Ligji per Emergjencat civile i perditesuar

K UV E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I :
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Planizimi dhe përballimi i emergjencave civile janë detyra të shtetit shqiptar që synon:
a) parandalimin, pakësimin dhe riaftësimin nga çdo dëmtim që prek popullatën, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin nga emergjencat civile;

Udhezime per Autoritetet, Pjesa e pare

Parathënie
Në disa rajone të vendbanimeve rurale të Evropës (fshatra, qytete, ferma të shpërndara), asetet rurale (fusha bujqësore, infrastruktura rurale dhe vlera të tjera të
rrezikuara) po rrezikohen gjithmonë e më shumë nga zjarri. Kjo tendencë përforcohet edhe nga pasojat e ndryshimit të përdorimit të tokës, ndryshimi i klimës
rajonale dhe, sidomos, nga eksodi rural, i cili ka rezultuar në dobësimin e forcës së punës në fshat dhe të aftësisë për t’u vetëmbrojtur, duke rritur rreziqet nga zjarri që u

Ndotja e bregdetit nga aktiviteti njerëzor

Vlora është një ndër qytetet që ka gjithmonë çfarë t’iu ofrojë pushuesve. Është ndër rrethet me gjatësine më të madhe të vijës bregdetare, rreth 30% të vijës së përgjithshme bregdetare në shkallë vendi.. Bukuria e bregdetit dhe llojshmëria e tij, larmia e mënyrave të akomodimit, ushqimi i mirë dhe i freskët, gjatësia e vijës bregdetare, mundësia për të shfyrtëzuar jo vetëm plazhet, por edhe jetën e mbrëmjes dhe të natës, turizëm jo vetëm në bregdet, por edhe në mal, e bën Vlorën të ketë një ofertë turistike mjaft tërheqëse.

Pages