Strategjia Ndërkombëtare për Reduktimin e Katastrofave

Parathenie

Strategjia Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Terminologjinë e Reduktimit të Katastrofave (SNKBRK) synon të nxisë të kuptuarit dhe përdorimin e përbashkët të koncepteve të reduktimit të riskut të katastrofave, si dhe të ndihmojë përpjekjet e autoriteteve, profesionistëve dhe publikut për reduktimin e riskut të katastrofave. Versioni i mëparshëm “Terminologjia: Termat kryesore të reduktimit të riskut të katastrofave”,u publikua në “Të jetosh me riskun: një vështrimglobal i nismave për reduktimin e riskut të katastrofave”, në vitin 2004. Vitin pasues, Kuadri Hyogo për Veprim 2005-2015 i kërkoi SNKBRK-së të “përditësonte dhe të përhapte gjerësisht terminologjinë ndërkombëtare standarde lidhur me reduktimin e riskut të katastrofave, të paktën në gjithë gjuhët zyrtare të Kombeve të Bashkuara, për përdorim në programin dhe zhvillimin e institucioneve, në operime, studime, plane trajnimi dhe programe për informimin publik”.

 

Versioni i vitit 2009 është rezultat i një procesi shqyrtues në vazhdim nga SNKBRK, si dhe i konsultimeve me një spektër të gjerë ekspertësh dhe profesionistësh në vendtakime të ndryshme ndërkombëtare, në diskutime rajonale dhe në mjedise kombëtare. Termat përcaktohen tani me një fjali të vetme. Paragrafi i i komenteve që shoqëron çdo term nuk është pjesë e përkufizimit, por jepet për të dhënë një kontekst shtesë, cilësim dhe shpjegim. Duhet vënë re se termat nuk janë medoemos reciprokisht përjashtues dhe në disa raste mund të kenë kuptime të mbivendosura.

 

Terminologjia është rishikuar për të përfshirë fjalë që janë qendrore për të kuptuarit bashkëkohor dhe praktikën në zhvillim të reduktimit të riskut të katastrofave, por përjashton fjalë që kanë një përdorim të zakonshëm në fjalor. Janë përfshirë gjithashtu një numër konceptesh të reja që nuk përdoren gjerësisht, por që kanë rëndësi profesionale në rritje; këta terma janë shënuar me yll (*) dhe përkufizimi i tyre mund të evoluojë në të ardhmen. Versioni anglisht i Terminologjisë së vitit 2009 siguron bazat për përgatitjen e versioneve në gjuhë të tjera. Komentet dhe sugjerimet për rishikimet e ardhshme janë të mirëpritura dhe duhet t’i drejtohen SNKBRK(shih www.unisdr.org).