Si të mbrohemi dhe të parandalojmë zjarret!
Parathenie
Shqipëria, ashtu si edhe vende te tjera të rajonit apo edhe më gjerë, është një vend i cili ka përjetuar eksperienca dhe fatkeqësi natyore dhe industriale, të shkaktuara nga
fenomene natyore ose edhe nga dora e njeriut. Këto fenomene janë nga më të ndryshmet duke filluar nga: përmbytjet, tërmetet, rrëshqitjet e tokës, epidemitë, zjarret në ndërtesa, banesa, pyje etj.
Në bazë të klasifikimit të riskut botëror për vitin 2014, Shqipëria renditet e 37-ta nga 171 vende të botës, për rrezikun ndaj fatkeqësive natyrore. Shpesh fatkeqësitë natyrore janë të paparashikueshme dhe të paevitueshme, megjitatë, nëse merren masat e duhura si nga ana teknike ashtu dhe duke rritur ndërgjegjësimin dhe edukimin e shtresave të ndryshme të shoqërisë, është e mundur që shumica e fatkeqsive natyrore të parandalohen e mbi të gjitha të minimizohen dëmet e shkaktuara prej tyre.
Përgatitja për përballimin e emergjencave natyrore si dhe marrja e masave per parandalimin dhe zbutjen e efekteve të dëmeve që ato shkaktojnë, parashikohet edhe në legjislacionin shqiptar në ligjin Nr.8756, datë 26.3.2001 PËR EMERGJENCAT CIVILE I përditesuar dhe ndryshuar me Ligjin nr.10 137, datë 11.5.2009.
Kjo broshurë informuese ka për qëllim që t’iu rekomandojë institucioneve publike vendim-marrese, një sërë masash të nevojshmë për t’u zbatuar me qëllim shmangjen dhe parandalimin e zjarreve dhe evitimin e zjarrvënieve të qëllimshme apo të rastësishme.