Ishulli ekologjik – si një mundësi alternative për ndërgjegjësimin publik për ndarjen e diferencuar dhe riciklimin
Hyrje
C'është Riciklimi?
Riciklimi është një seri aktivitetesh, që përfshijnë: grumbullimin, ndarjen, dhe proçesin e kthimit të mbetjeve për përdorim si lëndë e parë në proçesin e prodhimit të produkteve te dobishme, duke kursyer energji fuqi punëtore dhe kohë.
Riciklimi është një pjesë shumë e rëndësishme e qëndrueshmërisë së hierarkisë së menaxhimit të mbetjeve. Theksi i tanishëm mbi parandalimin e ndotjes, si dhe zhvillimi i teknologjive të trajtimit të mbetjeve ka si rezultat pakësimin e volumit të mbetjeve urbane për të ricikluar 100%. Parandalimi i ndotjes është një element kyç dhe realizohet duke nxitur riciklimin e mbetjeve. Riciklimi nënkupton atë proçedurë, me ndihmën e te cilit materialet e vjetra dhe mbetjet përgatiten në mënyrë që ato të mund të përdoren në një prodhim të ri (material‐recycling) ose në aparate të përshtatshme djegëse për përftimin e energjisë nëpërmjet djegies (energji‐recycling).
Riciklimi është proçes i ripërpunimit të Mbetjeve në një prodhim të ri, me dhe pa ndryshuar strukturën kimike të materialit