Ligji per Mbrojtjen nga Zjarri dhe per shpetimin!
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I :
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Misioni
(Shtuar pika 6 me ligjin nr.11/2013)
1. Mbrojtja e jetës së njerëzve dhe e pronës nga rreziku i zjarrit dhe i fatkeqësive natyrore e fatkeqësive të tjera në rastet e emergjencave, është detyrë e organeve shtetërore, e ministrive dhe institucioneve qendrore, e organeve të qeverisjes vendore, e organeve të specializuara, e personave juridikë e fizikë vendas ose të huaj.
2. Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe e Shpëtimit (PMNZSH) ka si qëllim parandalimin dhe shpëtimin e jetës së njerëzve e të pronës nga rreziku i zjarrit, kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë, dhënien e asistencës teknike, si dhe ndërhyrjen në rastet e emergjencave e të fatkeqësive natyrore e fatkeqësive të tjera.
3. Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe e Shpëtimit (PMNZSH) është pjesë e administratës, në përbërje të strukturës së Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe e strukturave të prefektit. Strukturat e mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit krijohen edhe në organet e qeverisjes vendore, në objektet me rëndësi shtetërore dhe në personat juridikë e fizikë, mbështetur në normat teknike.
4. PMNZSH-ja është organ shtetëror i specializuar i gatishmërisë së përhershme.
5. Veprimtaria e PMNZSH-së bazohet në ligj, në akte nënligjore të nxjerra në bazë dhe në zbatim të tyre dhe në normat teknike ndërkombëtare të pranuara.
6. Inspektimi për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore që burojnë nga ky ligj bëhet në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 "Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë", përveç kur parashikohet shprehimisht ndryshe nga ky ligj.
KREU II
STRUKTURA E POLICISË SË MBROJTJES NGA ZJARRRI
DHE E SHPËTIMIT
Neni 2
Perditesuar dhe Dixhitalizuar nga
Qendra per Qeshtjet e Informimit Publik,
INFOÇIP
www.infocip.org
www.vendime.al
2
Organizimi i strukturave shtetërore
Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe e Shpëtimit përbëhet nga:
I. Drejtoria e PMNZSH-së.
1. Në Ministrinë e Pushtetit Vendor, brenda Departamentit të Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile, funksionon Drejtoria e PMNZSH-së.
2. Drejtoria e PMNZSH-së është autoriteti më i lartë teknik dhe profesional për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin. Ajo e përfaqëson këtë polici në marrëdhëniet me organet e tjera të administratës publike, me organizatat joqeveritare, me komunitetin brenda vendit, si dhe në marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare, simotra, në kuadër të programeve të përcaktuara nga Departamenti i Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile.
3. Drejtoria e PMNZSH-së përgjigjet për drejtimin dhe kontrollin e veprimtarisë së të gjitha strukturave të PMNZSH-së në shkallë vendi. Ajo organizon kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë, përgjigjet për formimin, trajnimin e personelit dhe planifikon e bën kompletimin materialo-teknik të stacioneve të mbrojtjes nga zjarri e të shpëtimit në varësi të saj.
II. PMNZSH-ja e qarkut.
1. Në qark funksionon PMNZSH-ja e qarkut në varësi të prefektit.
2) Nën drejtimin e drejtpërdrejtë të PMNZSH-së së qarkut janë:
a) stacionet zjarrfikëse të gatishmërisë së përhershme, të vendosura në qendër të qarkut dhe të rretheve;
b) stacionet e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit të gatishmërisë së përhershme, të vendosura në objekte me rëndësi në shkallë vendi;
3. PMNZSH-ja e qarkut kontrollon veprimtarinë e të gjithë strukturave të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit që veprojnë në territorin e qarkut.
4. Përbërja e strukturës dhe limiti organik i PMNZSH-së përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.
Neni 3
Stacionet e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit të gatishmërisë së përhershme
1. Në qendrat e qarqeve dhe të rretheve jo qendër qarku, funksionojnë stacionet e gatishmërisë së përhershme të PMNZSH-së.
2. Stacionet e PMNZSH-së së gatishmërisë të përhershme, janë forca të specializuara. Ato kanë për detyrë shpëtimin e jetës së njerëzve dhe shpëtimin e pronës nga zjarri, ndërhyrjen në rastet e emergjencave nga rreziqet teknologjike dhe industriale në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.
3. Ato plotësohen me teknikë e pajisje të domosdoshme, që përdoren vetëm për përmbushjen e misionit të tyre.
4. Shpenzimet për ngritjen, mbajtjen e funksionimin e tyre përballohen nga buxheti i shtetit dhe të ardhura të tjera, që sigurohen sipas përcaktimeve në nenet e veçanta të këtij ligji.
Neni 4
Stacionet e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit në objektet
me rëndësi në shkallë vendi
1. Në veprat me rëndësi ekonomike, ushtarake e strategjike, në shkallë vendi, si porte, aeroporte, qyteza turistike dhe territore me vlera të veçanta historike, kulturore, arkeologjike, muzeale dhe ekonomike, të përcaktuara të tilla nga Këshilli i Ministrave, garantohet Perditesuar dhe Dixhitalizuar nga
Qendra per Qeshtjet e Informimit Publik,
INFOÇIP
www.infocip.org
www.vendime.al
3
infrastruktura e plotë për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin, në përputhje me normat teknike dhe ato ndërkombëtare.
2. Në këto objekte vendosen e krijohen stacionet e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit të gatishmërisë së përhershme, të cilat janë në përbërje e limit organik i institucioneve që i administrojnë ose që i kanë në pronësi. Veprimtaria e tyre parësore shtrihet brenda territorit të objekteve, për të cilat janë ngritur.
3. Objektet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni plotësohen me teknikë e pajisje si me sisteme sinjalizimi, sisteme stacionare të shuarjes së zjarrit, me hidrantë zjarrfikëse dhe me mjete e pajisje të tjera shpëtimi.
4. Ky lloj shërbimi ndërhyn edhe për dhënien e ndihmës jashtë territorit ku ata veprojnë për shpëtimin e jetës së njerëzve e për shpëtimin e pronës nga zjarri, për zhdukjen e pasojave nga rreziqet teknologjike e industriale, si dhe në rastet e emergjencave e të fatkeqësive të tjera, kur një gjë e tillë kërkohet nga prefekti ose nga kryetari i bashkisë ose komunës përkatëse.
5. Shpenzimet për ngritjen dhe funksionimin e këtyre stacioneve përballohen nga personat juridikë, që i kanë në pronësi ose në administrim.
6. Drejtimi metodik dhe kualifikimi profesional i personelit të këtyre stacioneve bëhet nga Drejtoria e PMNZSH-së.
Neni 5
Organizimi në