Ligji per Emergjencat civile i perditesuar
K UV E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I :
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Planizimi dhe përballimi i emergjencave civile janë detyra të shtetit shqiptar që synon:
a) parandalimin, pakësimin dhe riaftësimin nga çdo dëmtim që prek popullatën, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin nga emergjencat civile;
b) sigurimin e kushteve për institucionet shtetërore, publike e private, për veprimtaritë ekonomike dhe për popullatën, për kalimin nga gjendja normale e jetesës dhe e punës në një situatë emergjente, me humbje sa më të vogla për ruajtjen e rendit, për jetën e njerëzve, për gjënë e gjallë, për pronën, për trashëgiminë kulturore dhe për mjedisin kundër efekteve të një emergjence civile;
c) garantimin e përdorimit të të gjitha burimeve të mundshme të shtetit, me qëllim sigurimin publik, ruajtjen e vazhdueshme të ekonomisë kombëtare, lokalizimin e zonës së emergjencës dhe lehtësimin e pasojave.
Neni 2
Përkufizime
Në zbatim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Emergjencë civile” kuptohet një situatë e shkaktuar nga faktorë natyrorë, ekologjikë, industrialë, socialë, veprime terroriste, veprime ushtarake (në gjendje lufte), të cilat sjellin dëme të menjëhershme e të rënda për jetën, për shëndetin e popullatës dhe të gjësë së gjallë, për pasurinë, për trashëgiminë kulturore dhe për mjedisin.
2. “Emergjencë civile kombëtare” kuptohet një situatë kritike urgjente e një natyre të Perditesuar dhe Dixhitalizuar nga
Qendra per Qeshtjet e Informimit Publik,
INFOÇIP
www.infocip.org
www.vendime.al
përkohshme, që dëmton seriozisht jetën, shëndetin dhe sigurinë e shtetasve të Republikës së Shqipërisë, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin, në një masë e natyrë të tillë që kalon mundësinë ose autoritetin e organeve të qeverisjes vendore për ta përballuar atë, ose kërcënon seriozisht mundësinë e Qeverisë së Republikës të Shqipërisë për të ruajtur sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të vendit.
3. “Fatkeqësi natyrore” kuptohen tërmetet, përmbytjet, thatësirat atmosferike të tejzgjatura, rrëshqitjet arkitektonike, ortekët, erërat e forta, zjarret në pyje dhe në mjediset e banuara, sëmundjet infektive masive, pasojat e të cilave prekin popullatën, gjënë e gjallë, pronën, mjedisin, si dhe ngjarje të tjera të shkaktuara nga dukuri natyrore.
4. “Fatkeqësi të tjera” kuptohen aksidentet rrugore, hekurudhore, detare, ajrore, si dhe zjarret, shpërthimet, rrëzimet e digave, aksidentet bërthamore, ekologjike ose industriale dhe çdo lloj tjetër aksidenti të shkaktuar nga veprimi njerëzor, nga luftërat ose gjendjet e emergjencës, si dhe format e tjera të dhunës masive.
5. “Fatkeqësi” kuptohet një ngjarje, pasojat e së cilës janë shkaktuar nga forca natyrore të pakontrolluara ose nga arsye të tjera të parashikuara në këtë ligj, të cilat kërcënojnë ose dëmtojnë jetën dhe shëndetin e popullatës, të gjësë së gjallë, pasurinë, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin, në një masë të tillë, që kërkojnë marrjen e masave të veçanta dhe përdorimin e burimeve të veçanta njerëzore e materiale-teknike.
6. “Masa mbrojtëse” kuptohen masat organizative, teknike dhe çdo masë tjetër për mbrojtjen e menjëhershme individuale dhe kolektive të njerëzve, gjësë së gjallë, pasurisë, institucioneve, trashëgimisë kulturore dhe të mjedisit, kundër pasojave të fatkeqësive natyrore ose fatkeqësive të tjera.
7. “Operacion ndërhyrjeje” kuptohen veprimet e forcave dhe të mjeteve, për shpëtimin e jetës së njerëzve, të gjësë së gjallë dhe të vlerave materiale (pronës) në një territor të prekur nga fatkeqësia, si dhe sigurimi i kushteve për jetesë të popullatës të prekur nga fatkeqësia.
8. “Parandalim” kuptohet një kuadër masash që merren para ndodhjes së një ngjarjeje për shamgien ose për zvogëlimin e dëmeve që mund të vijnë nga ngjarja.
9. “Parashikim” kuptohen veprimtaritë që kryen për studimin dhe përcaktimin e shkaqeve të emergjencave, për përcaktimin e zonave, të territoreve dhe objekteve nga rreziqet e njëjta.
10. “Planizim e përballim të emergjencave civile” kuptohet përgatitja e autoriteteve publike, e institucioneve dhe organeve të qeverisjes qendrore e vendore, e personave juridikë, publikë ose privatë, e organizatave publike dhe e popullatës për një emergjencë civile, si dhe për rastet e një fatkeqësie natyrore, duke përcaktuar marrjen e masave për parandalimin dhe për riaftësimin e gjendjes së shkaktuar nga veprimi i rrethanave emergjente.
11. “Riaftësim” kuptohen masat dhe veprimet që kryhen për rikthimin në gjendjen e mëparshme në rajonin (territorin) e prekur nga fatkeqësia.
12. “Rrezik” kuptohet një gjendje serioze, reale dhe e menjëhershme, që kanos jetën e njerëzve, të gjësë së gjallë, dëmtimin e pronës publike, të trashëgimisë kulturore dhe të mjedisit, që mund të shkaktohet nga fatkeqësitë natyrore ose nga fatkeqësitë e tjera.