Ndotja e bregdetit nga aktiviteti njerëzor
Vlora është një ndër qytetet që ka gjithmonë çfarë t’iu ofrojë pushuesve. Është ndër rrethet me gjatësine më të madhe të vijës bregdetare, rreth 30% të vijës së përgjithshme bregdetare në shkallë vendi.. Bukuria e bregdetit dhe llojshmëria e tij, larmia e mënyrave të akomodimit, ushqimi i mirë dhe i freskët, gjatësia e vijës bregdetare, mundësia për të shfyrtëzuar jo vetëm plazhet, por edhe jetën e mbrëmjes dhe të natës, turizëm jo vetëm në bregdet, por edhe në mal, e bën Vlorën të ketë një ofertë turistike mjaft tërheqëse. Përgjatë tij ravijëzohen plot plazhe ranorë e me gurë, duke e kthyer në një nga zgjedhjet e preferuara për kalimin e pushimeve të verës.. Megjithatë, zhvillimet e vrullshme urbane dhe jo vetëm kanë ndikuar jo pak mbi pastërtinë e tij.
Hapi i parё pёr tё pёrjashtuar gjёrat e padёshiruara nga jeta ёshtё kjo: “Vendos cfare do”. Ne, duhet tё vendosim cfarё duam. Njё mjedis ku tё mbizotёrojë ndotja, apo njё mjedis tё sigurt.
Cilat janë disa elemente të ndotjes ?
Ngarkesa të larta bakteriologjike në ujë që mbajnë erë të rëndë nga derdhja e kanale të shumta të ujërave të zeza. (koliformet fekale (Fecal Coliforms – FC) dhe enterokoku intestinal (Intestinal Enterococus – IE)) apo nga përzierja e kolektorëve të ujërave të bardha me ujërat e zeza dhe ato industriale.Prania e hidrokarbureve (derdhjes të mbetjeve industriale, që dalin nga përpunimi i naftës) dhe njollave të vajit nga anijet të cilat i derdhin mbetjet vajore në det të hapur .Fundosja e anijeve, e ngarkesave dhe e mallrave të çdo lloji e tipi, ndërtimi dhe vënia në funksionim e pajisjeve qe lëshojnë rrezatim jonizues, djegia e lëndëve dhe e materialeve të çdo lloji, hedhja e lëndëve dhe e mbetjeve të rrezikshme helmuese e plasëse. Gjithashtu rol të rëndsishëm luan edhe ndotja nga burimet e ndodhura në tokë, hedhja e mbetjeve urbane nga firma të ndryshme ndërtimi., hedhja e mbeturinave nga banorë të papërgjegjshëm , mbetjet spitalore në zonat turistike, një sasi e konsiderueshme e detergjentëve larës që derdhen të papërpunuara apo numri i kufizuar i tualeteve publike.
Disa masat parandaluese:
Lind si nevojë ndeshkimi i pushuesve me gjobe për hedhjen e mbeturinave, ndërtimi i disa puseve për thithjen dhe shtyrjen e ujërave drejt impiantit të pastrimit të ujërave të zeza, ndërtimi I gropave septike , shume tualete publike, Rregulla për administrimin, grumbullimin dhe largimin e mbeturinave , Informimi I publikut te gjere per pasojat e ndotjes , vendosjen e tabelave ndaluese në zonat ku ndotja e ujërave bregdetare është shumë e lartë, për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve të ndryshme infektive , Përfshirja në skemën e monitorimit e të gjithë bregdetit të vendit.
Cilat jane disa nga pasojat e ndotjes ?
Shkatërrimi i faunës dhe florës ujore dhe zhdukja e shumë specieve të shpendëve që ushqehen me peshqit e ngordhur apo infeksione kryesisht të lëkurës , alergji , të vjella, diarre (veçanërisht te fëmijët të cilët shpesh gëlltisin dhe ujë deti duke futur në organizëm një sasi mikrobesh).
Në bazë të statistikave për lëndët organike të pranishme në det të cilat favorizojnë rritjen e baktereve të ndryshme përgjegjëse për ndotjen e bregdetit Drejtoria e Shëndetit Publik në Vlorë ngre shqetësimin për nivelin e ndotjes së ujit të detit si edhe për mungesën e bashkëpunimit me pushtetin lokal.
Zona e shkollës së Marinës dhe plazhi pas hotel Bolonjes është e këshillueshme të mos frekuentohet. Duke filluar nga plazhi I Zvernecit deri tek plazhi I Ri (duke e perfshir dhe ate) ka ngarkesë stafilokoku, streptokok fekal, E. koli, të cilat janë të dëmshme për shëndetin e plazhistëve.