Komunitet i ndërgjegjësuar - premisë bazë për zhvilim të qëndrueshëm në zonat e mbrojtura

Eshtë  një projekt i  financuar nga A.C.A.P (Aksioni Komunitar për Ruajtjen e Zonave të Mbrojtura)

Zona ku shtrihet projekti:

Zona e mbrojtur Vjosw Nartw, veçanwrisht Laguna e Nartws

Grupi i Interesit përfitues:

Peshkatarët qw operojnw në Lagunwn e Nartës, vetëm ata që janë të anëtarësuar në OMP (Organizata e Menaxhimit të Peshkimit), që kanë liçensë dhe leje peshkimi dhe që respektojnë sezonin e gjuetisë dhe standartet e tjera ligjore të peshkimit.

Qëllimi i këtij projekti është:

SMARTRIVER, - Nxitja e mirë-qeverisjes për të menaxhuar rrezikun e përmbytjeve

 

Change - Agjensia e Zhvillimit Rajonal është partner në një iniciativë mesdhetare të disa institucioneve dhe organizatave për zbatimin e projektit:

SMARTRIVER, - Nxitja e mirë-qeverisjes për të menaxhuar rrezikun e përmbytjeve   SMARTRIVER web-site: https://smartriver.adrioninterreg.eu/ 

Ky project përfshin 6 pellgje lumenjsh të prekur nga ndryshimi i klimës (Misa, Glafkos dhe Charadros, Neretva, Drava, Vjosa, Bosna).

Përfshirja e personave me aftësi të kufizuar në promovimin dhe ndërgjegjësimin për vlerat e zonës së mbrojtur Parkut Detar Karaburun – Sazan.

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut na japin mundësinë të zhvillojmë dhe të përdorim tërësisht cilësitë tona njerëzore, inteligjencën tonë, talentet dhe vetëdijen tonë, si dhe të kënaqim kërkesat tona shpirtërore dhe nevojat e tjera. Një grup që zotërojnë këto të drejta janë dhe Paratetraplegjikët  që jetojnë në qarkun e Vlorës në këtë qytet plot bukuri dhe pasuri natyrore, të cilat mund të shijohen dhe vizitohen vetëm nga  ato grupe njerëzish që gëzojnë një shëndet të plotë dhe një mundësi të mirë financiare. Por sa njohuri u ofrohet Paratetraplegjikëve mbi ZDM ?

Kampionati i Mini Futbollit në Salla të Mbyllura midis Institucioneve Publike në Bashkinë Vlorë

Përshkrim i shkurtër i Projektit.

Qendra për Ndryshim – Vlorë në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë dhe me mjeshtin e Sportit z. Vasil Ruci, organizon një kampionat mini-futbolli në salla të mbyllura (kalçeto) me pjesëmarrjen e Institucioneve Publike Vendore dhe të kompanive Private të Interesuara për këtë eveniment.

Ky është viti i tretë që në Vlorë do të organizohet një kampionat mini-futbolli, si rezultat i inisiativës dhe rëndësisë që I kushton Bashkia Vlorë realizimit të aktiviteteve sportive dhe kulturore.

Buxhetimi i Pergjegjshem Gjinor ne Bashkine e Vlores dhe Sarandes

Organizata Change - Agjensia e Zhvillimit Rajonal, falë mbështetjes financiare të UN Women Tiranë,  per kater vjet rresht, ka zbatuar projektin e Buxhetimit te Pergjegjshem Gjinor në dy Bashki të Shqipërisë së Jugut: Vlore dhe Sarande

Ky projekt mund te konsiderohet si nje nga projektet me te suksesshme, pasi shumë nga rekomandimet e dhëna nga vendimmarrësit vendorë nga Organizata jonë me bashkëpunimin e grupeve lokale të interesave, janë përfshirë në plane, programe dhe strategji të njësive të qeverisjes vendore.

Aktivizimi qytetar për qeverisjen e mirë në Bashkinë e Selenicës

Ky projekt eshte zbatuar nga Qendra e Informacionit Vlore, tashme pjese e Organizates: Change - Agjensia Rajonale e Zhvillimit. Projekti "Aktivizimi qytetar per qeverisjen e mire ne Bashkine Selenice", u mbështetet nga fondi i nën-grantimit "Anti-korrupsioni dhe zhvillimi i kapaciteteve" në kuadër të projektit CIVILISC, financuar nga BE, zbatuar nga IDM.

Forcimi i pjesëmarrjes publike përmes ndërgjegjësimit mjedisor në Bashkinë Vlorë

Ky projekt arriti te mundësojë adresimin e mungesës së zbatimit të ligjit në nivel vendor përsa i përket informimit, konsultimit dhe përfshirjes së publikut.

Projekti mundësoi krijimin e praktikave pozitive të zbatimit të ligjit duke ndjekur një metodologji gjithë përfshirëse mes autoriteteve, komunitetit dhe shoqërisë civile.

Sigurisht qe kjo gjë rriti besimin e ndërsjelltë midis paleve,se përfshirja e hershme nuk është një pengesë por një vlerë e shtuar në politikat e zhvillimit.

Reduktimin e Rreziqeve nga Katastrofat natyrore dhe Industriale

Projekti: “Reduktimin e Rreziqeve nga Katastrofat natyrore dhe Industirale” i cili u realizua në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë dhe me Drejtorinë e Zjarrfikses Vlorë me mbështetjen financiare të OSBE-së, Prezenca në Shqipëri.

ky projekt pati si qellim kryesor:

Tryeze e II Globale per PRTR - Madrid, Spanje

Nën kujdesin e Qeverisë Spanjolle, u zhvilluar Tryeza e II Globale për PRTR, në qytetin e Madridit nga data 23 deri në 26 Nëntor 2015. Tryeza e rrumbullakët u mbajt në një kohë kur po zhvilohje edhe takimi i katërt i Grupit  të Punues të Palëve të Protokollit mbi PRTR (26 nëntor 2015).

Aktiviteti përmbyllës i projektit "Ndergjegjesimi qytetar per ndarjen e diferencuar dhe riciklimin e mbetjeve urbane"

Në kuadër të projektit "Ndërgjegjësimi qytetar për ndarjen e diferencuar dhe riciklimin e mbetjeve urbane, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e REC Albania, programi SENiOR-A, organizoi në Himarë, në datën 26 Shkurt 2015 aktivitetin përmbyllës të projektit. Në këtë tryezë të rrumbullakët morën pjesë aktorë lokal vendim-marrës, grupe interesi, të rinj dhe përfaqësues të shoqerisë civile. Në takim ishte edhe menaxheri i programin SENiOR-A, z. Rezart Kapedani.

Të rinjtë - promotor të ndërgjegjësimit për ndarjen e diferencuar

Qendra e Informacionit AARHUS me mbështetjen dhe bashkëpunimin e REC Albania, programi SENiOR-A, në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi qytetar për ndarjen e diferencuar dhe riciklimin e mbetjeve urbane”, organizoi aktivitetin e radhës në ambjentet e shkollës së mesme në Himarë më datë 21.01.2015 ora 09:30. 

Nxitja e diskutimit me pushtetin lokal për efiçencën e energjisë së rinovueshme

Qendra e Informacionit AARHUS me mbështetjen dhe bashkëpunimin me autoritetin lokal dhe biznesin privat, organizoi takimin e radhës në datën 21.01.2011 pranë ambjenteve të Bashkisë Himarë për të diskutuar mbi rëndësinë dhe përdorimin e energjisë së rinovueshme. 

Qëllimi i  këtij takimi ishte rritja e ndërgjegjësimit publik të aktorëve vendim-marrës në nivel lokal, të shoqërisë civile dhe të grupeve të interesit në fushën e energjisë së rinovueshme e sidomos për panelet diellore.

Pages