Aktivizimi qytetar për qeverisjen e mirë në Bashkinë e Selenicës
Ky projekt eshte zbatuar nga Qendra e Informacionit Vlore, tashme pjese e Organizates: Change - Agjensia Rajonale e Zhvillimit. Projekti "Aktivizimi qytetar per qeverisjen e mire ne Bashkine Selenice", u mbështetet nga fondi i nën-grantimit "Anti-korrupsioni dhe zhvillimi i kapaciteteve" në kuadër të projektit CIVILISC, financuar nga BE, zbatuar nga IDM.
Projekti mundesoi një ndikim pozitiv në qeverisjene mire, transparencen, llogaridhënien dhe sjelljet etike të pushtetit vendor në Bashkinë së Selenicës. Aktivitetet u realizuan gjatë periudhes Mars-Gusht 2017 dhe arriten ë të prodhojnë rezultate të qëndrueshme për të ardhmen.
Nëpërmjet rritjes së aktivizmit dhe pjesëmarrjes qytetare në qeverisjen vendore ky projekt mundesoi nje qeverisje me të mirë, transparence në vendimmarrje dhe permiresim te sjelljeve etike të punonjësve të bashkisë Selenicë. Rritja e aksesit të publikut në të dhënat zyrtare dhe informacion mundesuan evidentimin e mangësive të mundshme të efiçencës në qeverisjes, duke krijuar mundësi për një menaxhim sa më të mirë të shërbimeve dhe aseteve publike.