Komunitet i ndërgjegjësuar - premisë bazë për zhvilim të qëndrueshëm në zonat e mbrojtura
Eshtë një projekt i financuar nga A.C.A.P (Aksioni Komunitar për Ruajtjen e Zonave të Mbrojtura)
Zona ku shtrihet projekti:
Zona e mbrojtur Vjosw Nartw, veçanwrisht Laguna e Nartws
Grupi i Interesit përfitues:
Peshkatarët qw operojnw në Lagunwn e Nartës, vetëm ata që janë të anëtarësuar në OMP (Organizata e Menaxhimit të Peshkimit), që kanë liçensë dhe leje peshkimi dhe që respektojnë sezonin e gjuetisë dhe standartet e tjera ligjore të peshkimit.
Qëllimi i këtij projekti është:
“Fuqizimi ekonomik i grupeve të interesit në zonat e mbrojtura është garanci për mbrojten dhe mosdemtimin e këtyre zonave, pasi vetëm duke e konsideruar këtë territor si një burim të ardhurash, do të mund ta mbrojnë dhe të mos lejojnë askënd që të ndërhyë për të dëmtuar zonën.”
Përshkrimi i shkurtër projektit
Synimi i këtij projekti është ndërgjegjësimi dhe ndryshimi i mentalitetit të banorëve dhe grupeve të interesit që operojnë në zonën e mbrojtur "Vjosë- Nartë", për ta konsideruar këtë zonë, jo vetëm si burim të ardhurash dhe jetese por edhe si një pasuri natyrore e jashtëzakonshme që do të shërbejë si shtëpi për brezat e ardhshëm. Zona ka nevojë për mbështetje në zbatimin më të mirë të ligjshmërisë , për mbrojtjen e pasurive natyrore, fuqizimin e peshkimit artizanal, duke ruajtur harmoninë midis natyrës së egër dhe njeriut. Përdorimi i mjeteve të duhura për peshkim në këtë zonë siguron një mbrojtje më të mirë në ruajtjen e tërësisë së ekosistemit dhe baraspeshës ekologjike, mbrojtjen adekuate të llojeve të egra, sigurimin e mirëqënies dhe kushteve për shfrytëzim ekonomik të tyre. Mbrojtja e pyllit nga prerjet ilegale, zjarret, insektet dëmtues dhe semundjet është një këmbanë alarmi për ruajtjen e ekosistemit të zonës. Realizimi i aktiviteteve monitoruese të gjendjes së florës, faunës dhe ekosistemeve, në këtë zonë, mundëson evidentimin e problematikave aktuale.
Objektivat e Projektit
1.Respektim i përpiktë dhe rigoroz i kuadrit ligjor për minimizimin e ndikimit të njeriut në zonën e mbrojtur Vjosë -Nartë dhe ruajtjen e tërësisë së ekosistemit dhe baraspeshës ekologjike;
2.Mbrojtje adekuate e pasurisë natyrore, sigurimin e mirëqënies dhe kushteve të favorshme për shfrytëzim ekonomik të tyre, pa dëmtuar tërësine e ekosistemit;
3.Nxitja dhe ndërgjegjësimi i komunitetit, pushtetit vendor dhe institucioneve ligjzbatuese për hartimin dhe zbatimin e politikave të favorshme në mbështetje të zonës së mbrojtur Vjosë - Nartë, për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm.