Forcimi i pjesëmarrjes publike përmes ndërgjegjësimit mjedisor në Bashkinë Vlorë

Ky projekt arriti te mundësojë adresimin e mungesës së zbatimit të ligjit në nivel vendor përsa i përket informimit, konsultimit dhe përfshirjes së publikut.

Projekti mundësoi krijimin e praktikave pozitive të zbatimit të ligjit duke ndjekur një metodologji gjithë përfshirëse mes autoriteteve, komunitetit dhe shoqërisë civile.

Sigurisht qe kjo gjë rriti besimin e ndërsjelltë midis paleve,se përfshirja e hershme nuk është një pengesë por një vlerë e shtuar në politikat e zhvillimit.

Me anë të bashkëpunimit konstruktiv me strukturat e ndryshme të pushtetit vendor si dhe me grupe interesi dhe qytetarë u mundesua qe konsultimi publik të shndërrohet në një praktikë të zakonshme për të gjitha planet, programet dhe buxhetet vjetore në Bashkinë Vlorë si dhe do të nxitet pushteti lokal që të përdorë konsultimin publik si një mjet shumë efikas për të tërhequr qytetarët në vendim-marrje dhe për t'u mundësuar atyre një zë alternativ në çdo investim publik që kryhet në Bashkinë Vlorë dhe që ka ndikim në jetën e komunitetit.

Projekti rriti gjithashtu bashkëpunimin me AKM ( Agjensinë Kombëtare të Mjedisit) për të realizuar dëgjesa publike për çështje dhe problematika e investime me ndikim në mjedis.

Ky projekt u mundësua nga REC (Qendra Rajonale Mjedisore në Shqipëri) në kuandër të programit ACHIEVE, financuar nga Bashkimi Europian, http://albania.rec.org/