Përfshirja e personave me aftësi të kufizuar në promovimin dhe ndërgjegjësimin për vlerat e zonës së mbrojtur Parkut Detar Karaburun – Sazan.

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut na japin mundësinë të zhvillojmë dhe të përdorim tërësisht cilësitë tona njerëzore, inteligjencën tonë, talentet dhe vetëdijen tonë, si dhe të kënaqim kërkesat tona shpirtërore dhe nevojat e tjera. Një grup që zotërojnë këto të drejta janë dhe Paratetraplegjikët  që jetojnë në qarkun e Vlorës në këtë qytet plot bukuri dhe pasuri natyrore, të cilat mund të shijohen dhe vizitohen vetëm nga  ato grupe njerëzish që gëzojnë një shëndet të plotë dhe një mundësi të mirë financiare. Por sa njohuri u ofrohet Paratetraplegjikëve mbi ZDM ?  E pra përsa i përket  kësaj kategorie është pothuajse e pamundur njohja nga afër  me risitë dhe bukuritë e qytetit të tyre përvec atyre që mund të kenë një mbështetje finaciare dhe të bëjnë vizita në mënyrë private por jo të organizuara në këtë mënyrë njohurtë e mara nga vizita e realizuar nuk mund të përcillen për një publik më të gjerë .  Kjo sjell dhe vështirësi  në mbështetjen  dhe promovimin e turizmit nga kjo kategori njerëzish të cilët edhe pse me aftësi ndryshe kanë një potencial të lartë veprimi. Mungesa e një infrastrukture të përshtatshme dhe një linjë transporti për të mundësuar vizita në Qendrën e Vizitorëve të Parkut Detar Karaburun Sazan në Radhimë për tu njohur me historikun e kësaj qendre dhe  me bukuritë e parkut,  me krijesat e bukura dhe të rralla  që popullojnë këtë park, krijon një  pengesë që këta individë të marin informacion dhe të njohin më mirë zonat me një rëndësi të madhe Kombëtare. Por nëse ata nuk mund të shkojnë dot me forcat e tyre pranë kësaj qendre, atëherë duhet tu mundësojmë organizimin e   takimeve informuese dhe shpërndarjes së fletëpalosjeve të shoqëruara me informacionin e duhur pasi edhe ata kanë të drejtën e informimit , gjithashtu dhe realizimin e një vizitë nga afër të kësaj qendre duke u siguruar transportin. Kjo do të arrihet dhe  me mbështetjen e vullnetarëve të cilët do ti shoqërojnë  ata gjatë gjithë kohës, gjithashtu do të mundësohet dhe një seancë dëgjimore në ambjenetet e kësaj qendre  me informacionin e duhur për zonën e mbrojtur, biodiversitetin  dhe shërbimet që ofron qendra për vizitorët vendas dhe të huaj.   Organizimi i një workshopi   me pjesëmarrjen e kësaj kategorie njerëzish dhe grupet e interesit duke  bërë të mundur njohjen e problemit dhe  shpërndarjen e materialeve informuese, dhe  duke dhënë secili idenë e tij për mbështetje edhe në të ardhmen  për këtë kategori njerëzish.  Mbas njohjes me të gjithë informacionin e duhur dhe vizitat në qendrën e vizitorëve do të realizohet një Road Show për shpërndarjen e fletëpalosjeve informuese të hartuara në bazë të ideve të mbledhura nga grupet e interesit për mënyrën e  njohjes së qendrës nga turistët  ku aktorët kryesorë do të jenë vetë individët të cilët kanë qenë pjesë e këtyre aktiviteteve për të promovuar rolin e rëndësishëm që luan Qendra e Vizitorëve në Radhimë për dhënien e informacionit të duhur në lidhje me Parkun Detar Karaburun Sazan për turistët gjithashtu  vlerat  dhe bukuritë natyrore të parkut