Ndërgjegjësimi qytetar për ndarjen e diferencuar dhe riciklimin e mbetjeve urbane.
Kohezgjatja e projektit: Maj 2014 – Dhjetor 2014
Projekt i financuar nga REC Shqiperi:
Përmbledhje e Projektit:
Ky projekt synon të rrisë ndërgjegjësimin publik të qytetarëve, zyrtarëve local dhe të rinjve për rolin e ndarjes së diferencuar dhe të riciklimit në mbrojtjen e mjedisit dhe pakësimin e mbetjeve. Nëpërmjet sesioneve ndërgjegjësuese, trajnimeve dhe aksioneve konkrete në qytetin e Himarës, synohet të krijohet një model për t’u marrë shembull nga të tjerët në lidhje me funksionimin e bashkëpunimit midis pushtetit lokal, biznesit privat dhe qytetarëve, për një zhvillim të qëndrueshëm.
Qëllimi i Projektit:
Edukimi i qytetarëve dhe të rinjve me kulturën e ndarjes së diferencuar dhe riciklimit nëpërmjet aktiviteteve konkrete
Objektivat e Projektit:
a- Ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe i të rinjve të shkollave 9-vjeçare e të mesme në Bashkinë e Himarës për rëndësinë e ndarjes së diferencuar dhe të riciklimit;
b- Bashkëpunimi i pushtetit vendor dhe i shkollave me kompaninë e riciklimit të mbetjeve për të patur një vazhdimësi dhe qëndrueshmëri të proçesit të riciklimit të mbetjeve;
c- Realizimi i aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe aksioneve konkrete mjedisore në ditët mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare
Aktivitetet/shtrirja kohore:
1- Takime dhe konsultime me përfaqësues të autoriteteve lokale, Bashkinë Himarë, Drejtorinë Rajonale Arsimore, aktivistë mjedisorë, përfaqësues të shoqërisë civile etj, për prezantimin e iniciativës – Maj 2014;
2- Realizimi i 12 sesioneve edukuese për rëndësinë e ndarjes së diferencuar dhe të riciklimit me qytetarë e të rinjve në shkollat e Bashkisë Himarë – Maj, Qershor 2014;
3- Aktivizimi i proçesit të riciklimit në shkolla nëpërmjet pajisjes së shkollave me kazanët përkatës për çdo mbetje të riciklueshme dhe nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë EMMAUS Vlora për tërheqjen e materialeve çdo javë – Shtator 2014;
4- Organizimi i aktiviteteve konkrete dhe sensibilizuese në ndihmë të mjedisit në ditët kombëtare dhe ndërkombetare të mjedisit – Maj – Dhjetor 2014;
5- Realizimi i një konkursi midis shkollave dhe ndarja e çmimeve simoblike në prani të përfaqësuesëve të Institucioneve Lokale, qytetarëve dhe mediave lokale – Nëntor 2014;
Rezultatet e projektit:
a- Përfshirja në këtë iniciativë e mbi 2,000 qytetarëve dhe të rinjve, të shkollave 9-vjeçare e të mesme të Bashkisë Himarë nëpërmjet dhënies së shembullit personal të riciklimit të mbetjeve;
b- Krijimi i një bashkëpunimi afatgjatë midis pushteti vendor dhe kompanisë së riciklimit EMMAUS Vlora, për vazhdhimësinë e proçesit të riciklimit në vazhdimësi;
c- Krijimi i modeli të ri të aktivizimit të të rinjve në mbrojtjen e mjedisit duke ndërgjegjësuar qytetarët, komunitetin dhe autoritetet publike për të nxitur riciklimin në të gjithë Bashkinë e Himarës.