Tryeze e II Globale per PRTR - Madrid, Spanje

Ne kryeqytetin e Spanjes, Madrid, ne Pallatin Kombetar te Kongreseve u mbajt Konferenca e II Globale per PRTR, prej dates 23 deri ne 26 Nëntor 2015. Tryeza e rrumbullakët u mbajt në të njëjtën kohë kur po zhvillohej edhe takimi i katërt i Grupit Punues të Palëve të Protokollit mbi PRTRs (26 nëntor 2015).
Tryeza e II Globale për PRTR u organizua nën kujdesin e UNECE dhe OECD në bashkëpunim me UNITAR dhe UNEP. Tryeza e rrumbullakët ka ndihmuar në nxitjen e shkëmbimit të përvojave në mes të qeverive të ndryshme dhe palët e interesuara, si dhe rritjen e kapaciteteve të ekspertëve për të ndërtuar dhe për të promovuar "sinergji mbi çështjet që lidhen me PRTR. Prezantimet dhe diskutimet gjatë ngjarjes u përqendrua në praktika të mira, sfidat e përbashkëta dhe mundësitë e reja që lidhen me zhvillimin e PRTRs.
Dokumentet për mbledhjen, deklaratat dhe prezantimet e dhëna gjatë takimit, si dhe raportin e takimit janë tashmë të publikuara dhe në dispozicion të publikut të gjerë duke klikuar në në adresën: http://www.unece.org/info/media/news/environment/2015/how-can-prtrs-help-achieve-sdgs/doc.html