Tryezë e rrumbullakët me përfaqësues të Administatës lokale në Bashkinë Selenicë

Bashkia Selenicë, 27 Korrik, 2017
Në kuadër të projektit: “Aktivizimi qytetar për qeverisjen e mirë në Bashkinë e Selenicës”, projekti i mbështetur nga IDM, u organizua, ditën e Ëntje, datë 27 Korrik 2017, në Sallën e Mbledhjeve të Këshillit në Selenicë, një tryezë të rrumbullakët, me përfaqësues të Bashkisë Selenicë dhe të Institucioneve të tjera publike të Bashkisë Selenicë.
Qëllimi i kësaj tryeze të rrumbullakët ishte diskutimi i gjetjeve të sondazhit të realizuar në Bashkinë Selenicë me banorët e të gjitha Njësive Administrative në lidhje me perceptimin e qytetarëve për ofrimin e shërbimeve publike, nivelin e korrupsionit, barazisë gjinore, mirë-qeverisjen dhe transparencën e pushtetit lokal.
Bashkëpunimi midis qytetarëve/banorëve dhe pushtetit lokal për çështje lokale, plane, programe dhe strategji lokale, është një premisë bazë për një zhvillim të qëndrueshëm.
Evidentimi i pikave të dobëta të perfomancës së Bashisë Selenicë nga vetë banorët, do të shërbejë si premisë bazë për të nxitur një përqasje konstruktive dhe për rritjen e përgjegjshmëris, transparencës dhe efiçencës së zyrtarëve publikë për të ofruar shërbime publike më të mira për komunitetin e zonës.
Në takim morën pjesë n/Kryetari i Bashkisë Selenicë, z. Neim Veshaj, përfaqësues nga Njësitë Administrative të Bashkisë si dhe nga Institucione të tjera Lokale të Bashkisë Selenice.
“Ky sonazh është shumë i rëndësishëm për Bashkinë tonë, dhe për çdo person që i shërben qytetarëve, pasi është e vështirë të vleresosh veten, por kur qytetari vlereson shërbimet që ne ofrojmë, cilësinë e tyre, si dhe gjykon haptazi punën dhe korrektësinë toën, atëherë, ky vlerësim shërben për të reflektuar pozitivisht dhe për të përmirësuar pikat tona të dobëta, sepse që të jemi të sinqertë, ka edhe pika të dobëta, e për këtë ka ndikuar jo pak edhe pengim I miratimit të Buxhetit të Bashkisë Selenicë, që u miratu vetëm dje, të Mërkuren” u shpreh N/Kryetari i Bashkisë z. Neim Veshaj.
Të pranishmit në takim vlerësuan sondazhin dhe mendimin e lirë të qyetarëve dhe pranuan se më tepër duhet bërë për të rritur bashkëpunimin midis zyrtarëve dhe banorëve të komunitetit, sidomos përsa i përket konsultimeve publike dhe takimev të drejtpërdrejta për çështje të rëndësishme sic janë, hartimi I buxhetit apo plane locale dhe investime publike.
Ky projekt mbështetet nga fondi i nën-grantimit "Anti-korrupsioni dhe zhvillimi i kapaciteteve" në kuadër të projektit CIVILISC, financuar nga BE, zbatuar nga IDM