THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI
Organizata "Change - Agjensia e Zhvillimit Rajonal" me seli ne Vlorë, në bashkëpunim me Milieukontakt Shqipëri po zbaton projektin “Zbatimi i Planit Strategjik të Qendrës së Vizitorëve Rradhimë” me mbështetjen e UNDP Shqipëri, projekt i cili do të realizohet gjatë muajve Mars - Dhjetor 2019.
Në këtë kontekst, në muajin Maj 2019 me koordinimin e Organizatës "Change - Agjensia e Zhvillimit Rajonal" u shpall thirrja për projekt propozime në angazhimin dhe realizimin konkret të projekteve lokal pilot, të cilët do të zbatohen nga organizatat lokale për Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan.
Qëllimi i përgjithshëm: Për të përmirësuar mbulimin me efektivitet të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Detare e Bregdetare
Projektet pilot do të synojn: Realizimin e aktiviteteve të identifikuara në Planin Strategjik të Qendrës së Vizitorëve, si:
- Aktivitete dhe veprimtari për ruajtjen dhe përmirësimin e biodiversitetit në parkun kombëtar Karaburun-Sazan;
- Informim dhe ndërgjegjësim të aktorëve të ndryshëm për speciet në zhdukje të zonës, po jo vetëm;
- Nisma dhe aktivitete të ndryshme ndërgjegjësimi dhe qytetarie (aksione pastrimi, rehabilitimi etj);
- Panaire të ndryshme, duke promovuar vlera e burime natyrore të zonës;
- Aktivitete të ndryshme sportive si not e zhytje, gara sportive etj.
Aplikimet do të vlerësohen sipas kritereve të mëposhtme:
- Realizueshmëria e propozimit dhe qasja teknike. Cilësia dhe zbatueshmëria e aplikimit në aspektin e qëndrueshmërisë (p.sh. qasja teknike e propozuar sa mund të prodhojë rezultatet e synuara), përshtatshmërinë e metodologjisë së propozuar, inovativitetin dhe planin e punës për arritjen e objektivave te projektit për të ofruar ndikim të rëndësishëm në funksionalitetin e Qendrës së Vizitorëve të Zonës së Mbrojtur detare. Qasja teknike duhet të kontribuojë drejtpërsëdrejti në arritjen e qëllimeve të Planit Strategjik të Qendrës së Vizitorëve.
- Ndikimi në targetin e synuar. Shkalla në të cilën aktivitetet e propozuara korrespondojnë me nevojat e targetit të synuar, apo do të stimulojë direkt ose indirekt replikim të aktiviteteve të ngjashme.
- Eksperienca dhe kapaciteti tematik. Dëshmia e aftësisë për të ndërmarrë dhe kryer aktivitetet e propozuara dhe për të forcuar pozitivisht sektorin mjedisor në aspektin e mbrojtjes / ruajtjes së biodiversitetit dhe rritjes së vetëdijes / edukimit. Propozimi duhet të demonstrojë aftësitë e organizatës në aspektin e kapacitetit teknik dhe personelit kyç, në përmbushjen e qëllimeve të projektit të propozuar.
- Vizibiliteti dhe qëndrueshmëria. Mjetet dhe kanalet që do të përdoren për komunikimin dhe vizibilitetin e projektit tek publiku i gjerë si dhe shkalla në të cilën vetë projekti është i qëndrueshëm ose do të stimulojë qëndrueshmërinë në lidhje me funksionalitetin e Qendrës së Vizitorëve.
- Balanca gjinore. Shkalla në të cilën aktiviteti i financuar përfshin një komponent gjinor ose përfaqëson një angazhim të fortë për gratë si përfitues.
Si mund te Aplikoni:
Organizatat lokale inkurajohen të aplikojnë, të cilat në fokusin e punës së tyre kanë ruajtjen dhe mbrojtjen e burimeve natyrore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit.
Formulari i aplikimit do te dergohet ne adresen tuaj te e-mail pasi te keni bere kerkese per aplikim.
Periudha e zbatimit të projekteve do të jetë harku kohor Qershor-Tetor 2019.
Fondi limit i projekt-propozimit do të jetë 100.000 lekë per projekt individual nga secila organizatë.
Adresa ku do të dërgoni elektronikisht projekt-propozimin tuaj e-mail: [email protected] dhe [email protected].
Afati përfundimtar për dorëzimin e tij është data 3 Qershor 2019.
Ju do të njoftoheni për rezultatet brenda datës 7 Qershor 2019.
Për më shumë informacion mund të kontaktoni organizatën "Change - Agjensia e Zhvillimit Rajonal",
Telefon: +355 33 400182
E-mail: [email protected]