Rekomandime per pushtetin lokal ne fushen e Energjise se Rinovueshme
Në kuadër të projektit: “Iniciativat në fushën e Ernergjive të Rinovueshme, një hap i rëndësishëm drejt Zhvillimit të Qëndrueshëm”, me mbështetjen e env.net dhe Co-PLAN u bë finalizimi i një proçesi një vjeçar, në bashëpunim edhe me Pushtetin Lokal, Shoqërinë Civile dhe grupet e interesit, në lidhje me efiçencën dhe rëndësinë e Energjive të Rinovueshme në Bashkitë e Komunat e Qarkut të Vlorës. Marrja e mendimit qytetar dhe e grupeve të tjera të interesit, biznesit lokal dhe Shoqerisë Civile, e koordinuar kjo edhe me konkuzionet e marra në tryezat e rrumbullakta dhe forumet publike me të gjitha grupet e interesit solli përgatitjen e disa rekomandinmeve.
Këto rekomandime që AIC-Vlorë i konsideron shumë të rëndësishme, janë për t’u marrë në konsideratë nga Njësitë e Qeverisjes vendore në Qarkun e Vlorës, me qëllim zhvillimin e potencialeve në fushën e Energjive të Rinovueshme. Fakti që në zonën jugore të Shqipërisë ka rreth 300 ditë me diell në vit, bënë që dhe potencialet për zhvillimin e Energjive të Rinovueshme të jenë shumë të larta, potenciale të cilat nëse do të shfrytëzoheshin si nga bizneset private ashtu dhe nga banorët e zones, do të sillte një pavarësi shumë të lartë ndaj rrjetit të Energjisë Elektike dhe njëkohësisht edhe kursim të konsiderueshëm në faturat e tyre elektrike