Rekomandime per pushtetin lokal per menaxhimin e mbetjeve urbane
- Të rritet bashkëpunimi midis pushtetit lokal, grupeve të interesit, shoqërisë civile lokale, bizneseve private dhe komunitetit për çështjet lokale, veçanërisht për çështjet që lidhen me menaxhimin e mbetjeve urbane.
- Rritja e ndërgjegësimit të komunitetit për çështjen e menaxhimit te mbetjeve urbane dhe kryesisht duke i dhënë prioritet ndarjes në burim të mbetjeve dhe riciklimit. Përcaktimi i prioriteteve dhe i avantazheve që sjellin këto të fundit si nga ana financiare edhe nga ajo mjedisore nëpërmjet fushatave ndërgjegjësuese, sesioneve të trajnimit, forumeve publike, road show etj.
- Sigurimin i informacioneve të plota nga specialistë të fushës për mire –menaxhimin e mbetjeve urbane, trajtimin dhe reduktimin e tyre në mënyrë të tillë që të bëhet një vlerësim paraprak për efiçencën e përdorimit të ndarjes së difrencuar dhe 3R (riciklim, reduktim dhe rikompozim) si dhe krijimin e lehtësirave sidomos për biznesin privat për të nisur këto praktika.
- Vënia në dispozicion të publikut të kontenierëve të veçantë për ndarjen e diferencuar të mbetjeve, metal, qelq, letër, plastik si edhe përcaktimin e një pike grumbullimi nga Bashkia Himarë për secilën nga këto materiale duke minimizuar sipërfaqet e tejmbushura me mbetje dhe duke shfrytëzuar mbetjet që mund ti nënshtrohen proçesit të 3R.
- Mbështetja dhe inkurajimi i bizneve private të cilat janë duke përdorur pjesërisht praktikën e diferencimit të mbetjve dhe uljen e taksave të pastrimit nga ana e Bashkisë Himarë për këto biznese, duke dhënë një shembull pozitiv dhe për të përfshirë sa më shumë biznese në këtë nismë.
- Implementimin e projekteve të ndryshme, pa kosto të mëdha, por që tejkalojnë kuadrin teorik dhe shërbejnë si një shembuj pozitiv për mbarë komunitetitn.
- Hartimin e rekomandimeve për Pushtetin Lokal dhe Qëndror, të cilat do të shërbejnë për ndryshimin dhe përgatitjen e akteve ligjore/nënligjore për menaxhimin e mbetjeve në nivel lokal në mënyrë të tillë që të reflektohet realiteti në terren.
- Organizimi i tryezave të rrumbullakëta/seminareve/trajnimeve mbi çështjet e menaxhimit të mbetjeve, në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile, Ministritë e linjës për qytetarët, grupet e intersit, pushtetin lokal, etj.