Reduktimi i Rrisqeve nga katastrofat Natyrore!

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri nw Bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Mal të Zi, organizoi një trajnim Rajonal me përfaqësues të Bashkive Vlorë, Shkodër, Lezhë dhe Ulqin, Tivar, Budva, me temë:

"Reduktimi i Rrezikut nga Katastrofat dhe Siguria"

Trajnimi u organizua në qytezën Budva tw Malit të Zi, në datat 7, 8, 9 dhe 10 dhjetor 2015.

Ky trajnimi u organizua nga Zyra e Koordinatorit për Aktivitetet në fushat e Ekonomisë dhe Mjedisit, me bazë në selinë qendrore të OSBE-së në Vienë, në bashkëpunim të ngushtë me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe Misionin e OSBE-së në Mal të Zi. Ky trajnim kishte si target grup, ekspertët e emergjencave civile, urbanistët apo edhe këshilltarët bashkiak të bashkive Shkodër, Vlorë dhe Lezhë. 

 

Trajnimi bëri tw mundur që të forcohen akoma më tej kapacitetet e ekspertëve të emergjencave civile, urbanistëve dhe të Qendrave Aarhus në Shqipëri dhe Mal të Zi mbi parimet e parandalimit, përgatitjes dhe përgjigjes ndaj rreziqeve të katastrofave. Në fund të trajnimit pjesëmarrësit u pajisen me çertifikatë.