Informimi dhe Edukimi per katastrofat dhe rreziqet, si ti shmangim!

Hyrje
Në gjithë rajonet ku operon Nisma për Mjedisin dhe Sigurinë (ENVSEC1), njerëzit, shoqëritë dhe ekonomitë preken nga rreziqe natyrore si tërmetet, rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet. Ndonëse shumë katastrofa janë të natyrës ndërkufitare, shumica e pasojave janë evidente në nivel komuniteti. Ndikimet e rreziqeve natyrore rëndohen nga degradimi mjedisor dhe nga frekuenca e shtuar e ndryshimeve klimaterike – ngjarjeve ekstreme të nxitura të motit. Veç kësaj, dobësia njerëzore po rritet për shkak të dendësisë së popullsisë dhe të mungesës apo padobishmërisë së politikave qeveritare në të gjitha stadet e reduktimit të riskut të katastrofave (RRK2) — planifikimi, monitorimi, sistemet e paralajmërimit të hershëm, masat mbrojtëse, operacionet e shpëtimit, ndreqja dhe rehabilitimi, si dhe ndihma humanitare dhe sociale.
Palët e interesuara vendore mund të luajnë një rol me rëndësi për forcimin e aftësisë ripërtëritëse të komunitetit ndaj katastrofave dhe rritjen e sigurisë mjedisore, duke maksimizuar ndërgjegjësimin dhe duke nxitur pjesëmarrjen civile në veprimtaritë për gatishmërinë ndaj katastrofave. Megjithatë, kjo kërkon njohuritë dhe kapacitetet përkatëse nga ana e palëve të interesuara vendore, si dhe bashkëpunimin e afërt mes autoriteteve vendore, shoqërisë civile dhe sektorit privat, ku secili duhet të ketë përgjegjësi të përcaktuara qartë. Bashkëpunimi i suksesshëm për reduktimin dhe zbutjen e risqeve të katastrofave kërkon forcimin e përpjekjeve në nivele vendore, kombëtare dhe rajonale, përmes pjesëmarrjes dhe partneritetit të të gjitha palëve të interesuara, përfshirë agjencitë e qeverisjes qendrore, autoritetet qeverisëse rajonale dhe vendore, botën akademike, organizatat joqeveritare (OJQ) dhe komunitetet e përfshira.
Qendrat Aarhus dhe qendrat publike të informimit mjedisor mund të shërbejnë si platforma komunikimi dhe të nxisin partneritetin mes palëve të interesuara në rajonet ENVSEC. Këto qendra janë ngritur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në kuadrin e ENVSEC për të mbështetur zbatimin e Konventës mbi Qasjen në Informacion, Pjesëmarrje Publike në Vendimmarrje dhe Qasje në Drejtësi në Çështjet Mjedisore (Konventa Aarhus) e Komisionit Ekonomik për Evropën të Kombeve të Bashkuara (UNECE). Aktualisht, rrjeti përfshin 60 Qendra Aarhus në 14 vende në rajonet ENVSEC (Shqipëri, Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Bosnje dhe Hercegovinë, Gjeorgji, Kazakistan, Kirgistan, Moldavi, Mali i Zi, Serbi, Taxhikistan, Turkmenistan dhe Ukrainë).
Ngritja e kapaciteteve për Qendrat Aarhus është një komponent i programeve të punës së ENVSEC në të gjitha rajonet e saj: Azia Qendrore, Evrope Lindore, Kaukazi Jugor dhe Evropa Jug-Lindore (EJL). Përmes promovimit dhe vënies në praktikë të parimeve thelbësore të Konventës Aarhus — e drejta e informacionit, e drejta e pjesëmarrjes dhe e kërkimit të qasjes në drejtësi — dhe sigurimit të platformave që bashkojnë autoritetet qeverisëse kombëtare dhe vendore, OJQ dhe përfaqësues të sektorit privat, Qendrat Aarhus shërbejnë si struktura të përfshirjes sociale të Nismës ENVSEC në një numër vendesh. Roli i Qendrave Aarhus krijon një mundësi për përfshirjen e tyre praktike dhe kontributin në RRK. Ndonëse kapacitetet aktuale të qendrave individuale ndryshojnë, ekziston një grup zonash specifike ku mund të fokusohen qendrat, sipas kapaciteteve dhe ekspertizës së tyre individuale. Përvoja e fituar nga bashkëpunimi me një numër qendrash gjatë projektit ENVSEC “Forcimi i kapaciteteve të Qendrave Aarhus për reduktimin e riskut të katastrofave me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të komuniteteve vendore”,