Mbështetje për qeverisje efektive mjedisore në nivel kombëtar dhe lokal

Sistemi i  dobët i menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri është një reflektim i problemeve të ndryshme. Vitet e fundit, legjislacioni në Shqipëri po zhvillohet në përputhje të plotë me praktikat më të mira ndërkombëtare. Ekziston një mungesë ekuilibri midis kërkesës së kuadrit të ri ligjor, të burimeve të kufizuara njerëzore dhe praktikave të  menaxhimit të mbetjeve në vend. Raporti i Zhvillimit i BE-së në vitin 2013 për Shqipërinë thekson se situata e mbeturinave është bërë burimi kryesor i ndotjes së ambjentit. Ndarja e mbeturinave dhe proçesi i riciklimit është ende në nivele të ulëta. Menaxhimi i mbetjeve urbane në Bashkinë Himarë është një nga problemet kryesore, sidomos gjatë sezonit turistik, ku mbetjet mbulojnë sipërfaqet bregëdetare. 

Në lidhje me këtë problem gjatë implementimit të këtij projekti do të zhvillohen diskutime me komunitetin dhe të gjitha grupet e interesit për rritjen e vemendjes dhe ndërgjësimin e qytetarëve për menaxhimin e mbetjeve. 

Qëllimi

Nxitja e dialogut misdis Institucioneve vendim-marrësve lokale/qëndrore dhe grupeve të interesit në Bashkinë Himarë për të përmirësuar menaxhimin e mbetjeve urbane.

 

Rekomandimet:

- Të rritet bashkëpunimi midis pushtetit lokal, grupeve të interesit, shoqërisë civile lokale, bizneseve private dhe komunitetit për çështjet lokale, veçanërisht për çështjet që lidhen me menaxhimin e mbetjeve urbane.

- Rritja e ndërgjegësimit të komunitetit për çështjen e menaxhimit te mbetjeve urbane dhe kryesisht duke i dhënë prioritet ndarjes në burim të mbetjeve dhe riciklimit. Përcaktimi i prioriteteve dhe i avantazheve që sjellin këto të fundit si nga ana financiare edhe nga ajo mjedisore nëpërmjet fushatave ndërgjegjësuese, sesioneve të trajnimit, forumeve publike, road show etj.

- Sigurimin i informacioneve të plota nga specialistë të fushës për mire –menaxhimin e mbetjeve urbane, trajtimin dhe reduktimin e tyre në mënyrë të tillë që të bëhet një vlerësim paraprak për efiçencën e përdorimit të ndarjes së difrencuar dhe 3R (riciklim, reduktim dhe rikompozim) si dhe krijimin e lehtësirave sidomos për biznesin privat për të nisur këto praktika.

- Vënia në dispozicion të publikut të kontenierëve të veçantë për ndarjen e diferencuar të mbetjeve, metal, qelq, letër, plastik si edhe përcaktimin e një pike grumbullimi nga Bashkia Himarë për secilën nga këto materiale duke minimizuar sipërfaqet e tejmbushura me mbetje dhe duke shfrytëzuar mbetjet që mund ti nënshtrohen proçesit të 3R.

- Mbështetja dhe inkurajimi i bizneve private të cilat janë duke përdorur pjesërisht praktikën e diferencimit të mbetjve dhe uljen e taksave të pastrimit nga ana e Bashkisë Himarë për këto biznese, duke dhënë një shembull pozitiv dhe për të përfshirë sa më shumë biznese në këtë nismë.

- Implementimin e projekteve të ndryshme, pa kosto të mëdha, por që tejkalojnë kuadrin teorik dhe shërbejnë si një shembuj pozitiv për mbarë komunitetitn.

- Hartimin e rekomandimeve për Pushtetin Lokal dhe Qëndror, të cilat do të shërbejnë për ndryshimin dhe përgatitjen e akteve ligjore/nënligjore për menaxhimin e mbetjeve në nivel lokal në mënyrë të tillë që të reflektohet realiteti në terren.

- Organizimi i tryezave të rrumbullakëta/seminareve/trajnimeve mbi çështjet e menaxhimit të mbetjeve, në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile, Ministritë e linjës për qytetarët, grupet e intersit, pushtetin lokal, etj.