Komunitet i ndërgjegjësuar - premisë bazë për zhvilim të qëndrueshëm në zonat e mbrojtura

Organizata "Change - Agjensia e Zhvillimit Rajonal", ka zbatuar nje projekt i cili synon forcimin e grupeve të interesit që kontribuojnë në ruajten e florës dhe faunës së Lagunës së Nartës.
Kjo është një nismë e financuar nga “Aksioni Komunitar për Ruajtjen e Zonave të Mbrojtura”( A.C.A.P.) , e cila është një shoqatë jofitimprurëse me personalitet juridik, e themeluar në 1968, e angazhuar në zhvillimin dhe ndërhyrjet e ndihmës humanitare në Evropë, Ballkan, Afrikën e Jugut dhe Lindjen e Mesme. E cila vepronë për paqen, respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit, përmes rrugëve gjithëpërfshirëse të zhvillimit të ndërtuar mbi partneritetin dhe qasjen e rrjeteve, për të përmirësuar realitetet lokale dhe për të krijuar një ndikim të provuar afatgjatë.
Qëllimi i këtij projekti është:
Përdorimi dhe menaxhimi i resurseve natyrore të zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë pa e dëmtuar florën dhe faunën e kësaj zone dhe duke siguruar përmirësim dhe mbështetje ekonomike për të ardhmen.