Ishulli ekologjik – si një mundësi alternative për ndërgjegjësimin publik për ndarjen e diferencuar dhe riciklimin

Riciklimi i mbetjeve per te cilat ka treg si plastika, qelqi, metalet dhe letra, eshte nje sfide per pushtetin lokal dhe qytetaret. Riciklimi jo vetem ndihmon ne mbrojtjen e mjedisit por edhe kursen lenden e pare per prodhimin e materialeve te reja. Sfida me e re qe Qendra e Informacionit Aarhus ka nisur eshte duke marre jete! 

Ne bashkepumin me Bashkine Vlore dhe me mbeshtetjen financiare te REC Albania, programi SENiOR-A Ishulli Ekologjik shume shpejt do te jete ne funksion te te gjithe atyre qe e duan Vloren te pastere dhe me nje ambient te sigurt.