Energjite e Rinovueshme nje hap i rendesishem per nje Zhvillim te Qendrueshem

Qendra e Informacionit Aarhus Vlore, me mbeshtetjen dhe ne bashkepunim me CO-PLAN dhe Env.net ne Shqiperi, ne kuader te nismes: "Iniciativat ne fushen e Energjive te Rinovueshme - nje hap i rendesishem per nje Zhvillim te Qendrueshem", organizoi ne daten 5 Qershor 2014, nje tryeze te rrumbullaket me pjesemarrjen e Kryetarit te Bashkise Orikum, perfaqesues te OSBE-se - Prezenca ne Shqiperi, departamenti i Ekonomise, Mjedisit dhe i Mire-Qeverisjes, perfaqesues te zyres se UNDP-se, Tirane, aktor lokal vendim-marres, perfaqesues nga Drejtoria Rajonale e Mjedisit, grupe interesi, perfaqesues te Shoqerise Civile, perfaqesues te biznesit lokal dhe dashamires te mjedisit. Kjo tryeze e rrumbullaket ishte finalizimi i nje procesi nje-vjecar te nisur nga Qendra Aarhus, i cili filloi me ndergjegjesimin publik te vendim-marresve, qytetareve, biznesit dhe grupeve te interesit dhe u finalizua me zbatimin ne praktike te kater projekteve pilot per pajisjen e Institucioneve Publike (Kompleks Sportiv, Kopshte, Cerdhe, Konvikt) me panele Diellore per furnizim me uje te ngrohte.

Interesi i treguar ndaj Energjive te Rinovueshme ne teresi dhe ndaj asaj diellore ne vecanti vazhdon te mbetet i larte si nga ana e pushtetit lokal edhe nga ana e grupeve te interesit e komunitetit ne teresi.

Kryetari i Bashkise Orikum, z. Gezim Capoj, u shpreh: "Deshiroj qe si fillim te falenderoj AIC Vlore jo vetem per kete nisme por edhe ne pergjithesi per projektet ne te cilat ka perfshire Bashkine Orikum. Bashkepunimi ka rezultuar shume i frytshem dhe ne si Bashki jemi ne hapur per te bashkepunuar edhe ne te ardhmen. Qysh nga projekti i meparshem i Qendres Aarhus kemi vene re rritje te interesit per panelet diellore, flasim per shtim konkret te numrit bizneseve private (hoteleve) te cilat kane instaluar panele diellore per ujin e ngrohte."

Por nga ana tjeter mungesa e informacioneve dhe studime ne zonen e Orikumit dhe ne teresi ne zonat jugore, perben dhe ngercin kryesor per investime me te medha. Per kete problematik, z. Kujtim Sulce, Drejtor i Drejtorise Rajonale te Mjedisit Vlore, u shpreh: "Mungesa e informacionit qe mund te vihet ne dispozicion per grupet e interesit dhe per biznesin per sa i perket potencialit te Orikumit, por edhe te Qarkut te Vlores per Energjine Diellore eshte shume shqetesuese. Me gjithe deshiren e mire dhe interesin e treguar nga DRM dhe Bashkite e jugut per studime konkrete, mungesa e fondeve dhe aq me teper e legjislacionit bejne qe cdo interesim dhe nisme te jete private dhe si rezultat kemi ndergjegjesim minimal, sidomos te biznesit lokal."

Sigurisht qe nisma e AIC Vlore nuk do te perfundoj me finalizimin e ketij projekti. Se bashku mund te sjellim ndryshime te rendesishme, duke harmonizuar bashkepunimim nder-institucional me perfshirjen e mendimit qytetar, nepermjet strukturave te organizuara, si Komisionet Keshillimore Qyetare Vendore. Keto ndryshime te vogla ne dukje do te perkthehen ne projekte konkrete, sic ishte dhe bashkepunimi me UNDP, zyra ne Tirane qe beri te mundur pajisjen e Institucioneve Publike me panele diellore per furnizim me uje te ngrohte.