Eko-Klubet Rinore – një nismë e re për përmirësimin e mjedisit
Ky projekt realizoi aktivizimin e 2000 të rinjve nëpërmjet krijimit të një rrjeti të quajtur “Eko-Klubet Rinore” të cilët nëpërmjet aktiviteteve konkrete dhe aksioneve për mbrojtjen e mjedisit kanë ndikuar në ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe vendim-marrësve për mbrojtjen e mjedisit. Të rinjtë kanë arritur të përçojnë një mesazh për çdo qytetar në mbrojtjen e mjedisit. Gjithashtu projekti ishte shumë i vlefshëm përsa i përket rritjes së sensibilizimit tek zyrtarët publike duke u dhënë një mesazh institucioneve lokale vendim-marrëse për t’i kushtuar më shumë vëmendje dhe më shumë investime përmirësimit të mjedisit dhe mbrojtjes se tij. Projekti u zbatua në Bashkinë Vlorë e Orikum dhe Komunën Novoselë dhe Qendër.