Eko-Klubet Rinore – një nismë e re për përmirësimin e mjedisit

Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë, me mbështetjen dhe financimin e Agjensisë Rajonale të Mjedisit (REC Albania), programit SENiOR-A, në kuadër të projektit

Eko-Klubet Rinore – një nismë e re për përmirësimin e  mjedisit”, ka organizuar sot me datë 11 Shkurt 2014, Workshop-in përmbyllës me pjesëmarrës nga katër Bashki dhe Komuna të Qarkut Vlorë, N/Kryetarin e Bashkisë Vlorë Z. Ilir Banushi, përfaqësues nga Bashkia Orikum, Komuna Novoselw dhe Qendwr, pwrfaqwsues të Drejtorisë Arsimore Vlorë si dhe Drejtorë, mësues dhe nxënës të shkollave 9-vjeçare, “Lef Sallata” Vlorë dhe “Nikolla Xhuveli” Nartë; shkollat e mesme “Pilo Prifti” Novoselë dhe “Hasan Pulo” Orikum si dhe studentë të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

Nw kwtw workshop ishin tw pranishem rreth 100 pjeswmarrws, nga 5 shkolla tw ndryshme tw Komunave dhe Bashkive tw Qarkut Vlorw.

Qëllimi i Workshop-it ishte pwrcatkimi I prioriteteve mjedisore qw shqetwsojnw te rinjtw, hartimi I njw plani konkret pwr mundwsinw e zgjidhjes sw kwtyre prioriteteve dhe lobimi e advokimi me pwrfaqwsuest tw njwsive tw qeverisjes vendore pwr përfshirjen e prioriteteve mjedisore të të rinjve në programet dhe planet e qeverisjes vendore. Nëpërmjet nismës së Eko-Klubeve Mjedisore u synua që të rritet pjesëmarrja dhe interesi i të rinjve në planet dhe programet e hartuara nga Bashkia/Komuna pwrkatwse.

Secili prej Eko-Klubeve nga shkollat respektive nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, prezantuan çështjet të cilat kishin nxjerrë si prioritare për zonën në të cilën banojnë. Pas prezantimit të çwshtjeve dhe shqetësimeve të tyre, nxënësit u ndanë në grupe sipas shkollave dhe me anë të ‘Brainstorming’ u munduan të realizojnë një plan veprimi se si mund të gjejnë zgjidhje çështjet që ata vetë kishin përzgjedhur për të diskutuar. Pas diskutimeve intensive në grupe u paraqitën për të gjithë pjesëmarrësit në Ëorkshop planet e veprimit që nxënësit përgatitën. Është interesant fakti se ata janë shumë të qartë në atë që kërkojnë, dijnë ku t’i adresojnë çështjet  e tyre, si të lobojnë për to , në mënyrë që ato të marrin zgjidhjen e duhur, prandaj ata janë target grupi më i përshtatshëm për të punuar në mënyrë që shkatërimi i mjedisit të ndalet.

Iniciativa e Qendrës së Informacionit Aarhus synon të krijojë një strukturë të qëndrueshme me të rinj dhe aktivistë të mjedisit, duke anëtarësuar në çdo kohë të rinj të tjerë, aktivistë, ambjentalistë e qytetarë të përkushtuar për të mbrojtur mjedisin, gjë e cila u realizua me sukses pasi nisma u mbështet dhe u vlerësua si nga Zyrtarët Lokalë ashtu edhe nga të rinjtë e grupet e komunitetit.

Eko-Klubet Rinore janë struktura të cilat do të shërbejnë në vazhdimësi për të ndërgjegjësuar aktorët lokalë vendim-marrës dhe qytetarët me anë të aksioneve konkrete në mbrojtje të mjedisit në çdo kohë, duke qënë se tashmë veprojnë si grupe të konsoliduara.