Dita e tokes

Në kuadër të Ditës së Tokës, Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë në bashkëpunim me nxënës të shkollës “Ismail Qemali”, të rinj të apasionuar për mbrojtjen e mjedisit, qytetar dhe ambjentalistë organizuan sot një aktivitet sensibilisues dhe ndërgjegjësues.

Mesazhi që Qendra e Informacionit Aarhus do të përcjell këtë ditë është që mjedisi është çështja e cila duhet parë me më shumë prioritet si nga vendim-marrësit lokal edhe nga komuniteti, prandaj të gjithë së bashku duhet të bëjmë që çdo ditë e vitit të jetë Dita e Tokës.

Me moton: “Për një qytet sa më të gjelbër” të rinjtë paraqitën krijimet e tyre të thjeshta të cilat shprehnin dëshirën e tyre për të patur sa më shumë hapësira të gjelbra në qytet, sa më shumë pemë, parqe e lulishte.

Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me rrjetin ndërkombëtar të quajtur “Earth Day Netëork” dhe REC Albania.