CV e Qendres se Informacionit Aarhus
Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë
Misioni i Qendrës: Zbatimi në praktikë i Konventës së Aarhus-it dhe i tre shtyllave të saj, sensibilizimi i aktorëve locale, grupve të interesit dhe i qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit dhe përfshirjen e komunitetit në vendim-marrjen lokale për çështje mjedisore dhe të Mirë-qeverisjes.
Objektivat: Rritja e pjesëmarrjes qytetare në proçeset vendim-marrëse, nëpërmjet bashkëpunimit konstruktiv me Institucionet publike për një zhvillim të qëndrueshëm. Mundësimi i përshtatjes së vizionit, misionit, vlerave e direktivave të Konventës me çështjet lokale që shqetësojnë komunitetin.
Çfarë është Konventa e Aarhusi-t?
Është miratuar në qytetin Aarhus të Danimarkës në vitin 1998, prej nga e ka marrë dhe emrin “Konventa e Aarhus-it”. Është miratuar me iniciativën e Komisionit Europian dhe për të patur efekt në çdo vend, duhet të miratohet ose të ratifikohet në paralmentin e çdo vendi që ka marrë pjesë në miratimin e saj në Aarhus të Danimarkës.
Konventa e Aarhus-it është konventë mjedisore dhe e qeverisjes së mirë dhe ka si qëllim kryesor
pëmbushjen e tri shtyllat kryesore, të cilat janë:
- E drejta e qyetarëve për informim nga Organet vendim-marrëse, lokale ose Qëndrore;
- E drejta e qyetarëve për të marrë pjesë në proçeset demokratike vendim-marrëse, sidomos për çeshtje mjedisore dhe investime që kanë ndikim në jetën e komunitetit;
- E drejta e ankimimit ligjor kur shkelen parimet e konventeës.
Ratifikimi i Konventës nga Parlamenti Shqiptar është bërë qysh në vitin 2001 dhe automatikisht, konventa është pjesë e legjislacionit Shqiptar, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo insitutcion vendim-marrës në Shqiperi.
PAK HISTORI
Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë, është themeluar në vitin 2009 nga Bordi i saj i përbërë nga 5 anëtarë, përfaqësues nga pushteti lokal, institucioneve shtetërore, dhomës së tregtisë dhe industrisë vlorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile:
- Petrit Devishi – përfaqësues i OJF mjedisore lokale;
- Mirela Koçi - përfaqësuese e OJF mjedisore lokale;
- Bernard Koço – përfaqësues i Qarkut Vlorë;
- Niko Dumani - përfaqësues i Prefekturës Vlorë;
- Shkelqim Sinani - përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Vlorë.
Bordi Drejtues mblidhet një herë në 6 muaj dhe merr vendimet kryesore, shqyrton
ecurin e aktiviteteve bazuar në misionin, vizionin dhe objektivat e qendrës, si dhe aprovon planin e punës për Qendrën si dhe vlerëson punën e kryer nga Menaxheri i Qendrës.
Bazuar në vendimin e anëtareve të Bordit QIA u regjistrua në gjykatë me status OJF në Mars 2009 për të krijuar një pavarësi juridike dhe ligjore.
Qendra e Informacionit Aarhus sherben si nje urë lidhëse midis OJF-v lokale dhe Pushteti lokal, pra ofron asistencë për çështje mjedisore.
Stafi i Organizatës përbëhet nga 3 persona me kohë të plotë, 2 me kohë të pjesshme dhe 7 vullnetarë.
PROJEKTE NË ZBATIM DHE TË PËRFUNDUARA
Qendra e Informacionit Aarhus ka zhvilluar disa aktivitete të financuara nga donatorë të ndryshëm:
- “Ndërgjegjësimi qytetar për ndarjen e diferencuar dhe riciklimin”, projekt i financuar nga REC Albania në bashkëpunim me Bashkinë Himarë dhe që po zbatohet në Bashkinë e Himarës, 2014 – 2015;
- “Iniciativat ne fushën e Energjive të Rinovueshme – një hap i rëndësishëm për një zhvillim të qëndrueshëm” , projekt i zbatuar ne Bashkitë Sarandë, Himarë dhe Orikum, finacuar nga CO – PLAN, 2014.
- “Eko – Clubet Rinore, një nismë e re për mbrojtjen e mjedisit”, projekt i financuar nga Agjensia Rajonale e Mjedisit (REC Albania) dhe e zbatuar në 4 komuna e Bashki te Qarkut Vlorë (Orikum, Novosele, Qender, Vlorë), 2013 – 2014;
- “Mbështetja e integrimit mjedisor dhe mekanizmave të konsultimit publik në politikat dhe projektet e qeverisjes qendrore dhe vendore”, projekt i financuar nga OSBE Prezenca në Shqipëri dhe i zbatuar në Bashkinë Orikum, Himarë, Sarandë dhe në Komunat Lukovë e Ksamil, 2013;
- ““Eko – Clubet Rinore, një nismë e re për mbrojtjen e mjedisit”, projekt i financuar nga UNDP Tiranë”, zbatuar në rrethin e Përmetit (Piskovë, Këlcyrë, Ballaban, Petran dhe Përmet) gjatë vitit 2012;
- “Zbatimi në praktikë i Konventës së Aarhus-it në Shqipëri nëpërmjet angazhimit qytetar, rritjes së kapacitetit të zyrtarëve lokalë dhe bashkëpunimit midis institucioneve lokale për çështje mjedisore lokale që kanë ndikim në jetën e qytetarëve”, ky projekt është në vazhdimësi që prej vitit 2009 i financuar nga OSBE, Prezenca në Shqipëri;
- “Rritja e pjesëmarrjes efektive publike për një angazhim të efektshëm në mekanizmat e planifikimit dhe konsultimit publik për një zhvillim të qëndrueshmëm lokal dhe qeverisje mjedisore në Bashkinë e Vlorës”, i financuar nga REC “Fondi special Hollandez 2”, 2010;
- ”Konsultimet publike me qytetarë për planin urbanistik të qytetit Vlorë”, i financuar nga Milieukontakt, 2010.
AKTIVITETE TË TJERA TË REALIZUARA NGA QENDRA E INFORMACIONIT AARHUS VLORË
- Takime me përfaqësues të pushetit lokal:
Takimet janë zhvilluar për diskutimin e çështjeve mjedisore lokale si dhe për rritjen e bashkëpunimit midis institucioneve të ndryshme me njëra – tjetrën dhe me komunitetin.
- Bashkitë: Vlorë, Orikum, Fier, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Delvinë, Shushicë, Selenicë, Novoselë, Qendër, Patos, Berat, Sarandë, Gjirokastër, Himarë, Lushnjë;
- Trajnimet me grupe te ndryshme interesi:
Në kuadër të rolit deçiziv të medias për pasqyrimin e çështjeve mjedisore lokale janë zhvilluar disa trajnime me gazetarë të medias së shkruar dhe vizive;
- Me median:
- Në Fier, workshop-in me teme: “Angazhimi i publikut në strategjinë kundër ndotjes dhe në promovimin e një qyteti të pastër dhe të shëndetshëm”;
- Workshop me temë: “Rritja e pjesëmarrjes efektive publike për një angazhim të efektshëm në mekanizmat e planifikimit dhe konsultimit publik për një zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe qeverisje mjedisore në Bashkinë e Vlorës”;
- Trajnime dhe Tryeza të rrumbullakëta me përfaqësuesit e Komunave dhe Bashkive në të gjithë Shqipërinë e Jugut për informimin e rolit të Qendrës së Informacionit Aarhus dhe për zbatimin në praktikë nga zyrtatët lokalë të tri shtyllave kryesore të Konventës së saj.
- Me përfaqësues të bizneseve për rolin e tyre në krijimin e një strategjie efektive në zhvillimin e turizmit, janë organizuar trajnime me temë: “Prezantimi i Planeve Lokale për menaxhimin mbetjeve dhe sfidës së mbetjeve nga turizmi përmes Pjesëmarrjes Publike dhe Njohje me Konventën e Aarhus-it” në qytetet, Vlorë, Sarandë dhe Himarë.
- Krijimi i rrjeteve Rinore (Eko-Clubet Mjedisore) me të rinj të përkushtuar për të mbrojtur mjedisin në 5 komuna dhe bashki të rrethit Përmet dhe në 4 komuna e bashki të rrethit Vlorë.
- Roadshows: 14 Roadshows të realizuar në qytetet e Vlorës, Përmetit, Fierit, Sarandës, Gjirokastrës, Berati, Orikumit dhe Himarës me qëllim informimin, ndërgjegjësimin dhe nxitjen e qytetarëve për të marrë pjesë në proçeset vendim-marrëse lokale, kryesisht për çështjet mjedisore.