VLERESIMI I POLITIKAVE/ PROGRAMEVE DHE BUXHETEVE VENDORE NE KUADER TE PRESPEKTIVES GJINORE

Qëllimi këtij studimi është analizimi i gjëndjes aktuale, dhe i mundësive për fillimin e zbatimit të një proçesi të buxhetimit të ndjeshëm gjinor në Bashkinë e Vlorës. Studimi trajton analizimin e shërbimeve të ofruara nga organet e qeverisjes vendore, kapacitetet e Bashkisë në sferën e perspektivës gjinore, vullnetin politik të personave që miratojnë vendime në nivel lokal, të çëshjteve gjinore, si dhe mundësive reale të Bashkisë Vlorë për realizimin e nje analize gjinore, për të bërë të mundur aplikimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.

Gjithashtu me anë të këtij studimi, synohet që të analizohet realizimi i shërbimeve të turizmit, transportit dhe ndihmës ekonomike nga Bashkia Vlorë ne dobi të qytetarëve në përgjithësi dhe në dobi të grave dhe vajzave në veçanti. Nëpërmjet përfshirjes së zërit qytetar synohet që të krijohet një model i ri i hartimit të buxhetimit me pjesëmarrje e sidomos duke i dhënë përparësi buxhetimit gjinor, pra përfshirjes së çështjeve dhe problemeve që shqetësojnë gratë dhe vajzat në planet dhe programet e Bashkisë Vlorë e sidomos në përfshirjen e këtyre çështjeve në dokumentin financiar të Bashkisë, buxhetin vjetor.

Objektivat e projektit por edhe tëkëtij studimi janë:

- Identifikimi dhe analizimi i shpërndarjes së buxhetit përsa i takon shërbimeve të ndihmës sociale, turizmit dhe transportit në Bashkinë e Vlorës në 3 vitet e fundit, duke marrë parasysh balancën gjinore;

- Promovimi dhe forcimi i pjesëmarrjes aktive të gr ave dhe vajzave, në proçesin e buxhetimit me pjesëmarrje në qytetin e Vlorës;

- Të kontribuojë në fuqizimin e grave nëpërmjet forcimit të pjesëmarrjes në planin e zhvillimit në qytetin e Vlorës;

- Forcimi i instrumentit të buxhetimit të bazuar te performanca me një fokus të qartë në treguesit e rezultateve që lidhen me trajtimin e pabarazisë gjinore;