Trajnim me zyrtarët publikë të Bashkisë Selenicë, Qarku Vlorë

Data: 
Monday, August 28, 2017 - 11:00

Në kuadë rtë projektit:

Aktivizimi qytetar për qeverisjen e mirë në Bashkinë e Selenicës”

realizohet një Trajnim me zyrtar publik të Bashkisë Selenicë dhe Njësive Administrative të kësaj Bashkie, ditën e Mërkurë, datë

30 Gusht 2017, ora 10.00 në Sallën e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak nëSelenicë.

Qëllimi i këtij trajnimi ështënjohja dhe familjarizimi i stafit të Bashkisë Selenicë me parimet themelore të etikës së punës që janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë zyrtarët publikë në një sistem demokratik dhe përfaqësues.

Etika nuk do të thotë që të bësh çdo gjë që është e pranueshme në shoqëri. Një shoqëri quhet moralisht e falimentuar nëse krijon modele të papranueshme për të përcaktuar etikën. Korrupsioni në institucione që penetron pothuajse në çdo transaksion të një shoqërie, mund të jenë më i vështiri për trajtuar dhe parandaluar.

Etika është një përmbledhje e standardeve që përcaktojnë çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar bazuar në detyrimet për të shmangur, veprime të tilla si përdhunimi, vrasja, grabitja, abuzimi, shkelja e të drejtave të njeriut d.m.th. e drejta për jetën, e drejta për tu mbrojtur, e drejta e privatësisë.

 

Për këtë arsye është e rëndësishme prezenca e të gjithë stafit i cili në punën e tij të përditshme përballet me qytetarët dhe hartimin e politikave afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata në Bashkinë Seleincë.

 

[1]Ky projekt mbështetet nga fondi i nën-grantimit "Anti-korrupsioni dhe zhvillimi i kapaciteteve" në kuadër të projektit CIVILISC, financuar nga BE, zbatuar nga IDM.