Trajnim per Legjislacionin Horizontal me zyrtar public në Njësinë Administrative Shushice – Bashkia Vlorë

Vlore 13 Tetor 2016

Qendra e Informacionit Aarhus – Vlore

Në kuadër të projektit: “Forcimi i pjesëmarrjes publike përmes ndërgjegjësimit mjedisor në Bashkinë Vlorë”, Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë, me mbështetjen e REC Shqipëri (Qendra Rajonale e Mjedisit), në kuadër të programit ACHIEVE, organizoi sot, date 13 Tetor 2016, një trajnim me përfaqësues të administratës publike, Shuchiic - Bashkia Vlorë per legjislacionin horizontal. Në takim morën pjesë zyrtar të Njësisë Administrative Shushicë si dhe kryetarët e fshatrave të kësaj njësie.

Ky ishte trajnimi i parë për zyrtarët e Njësisë Administrative Shushicë në kuandër të një sërë trajnimesh që do të vijojnë në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Vlorë, për të bërë të mundur rifreskimin/ njohjen në praktikë të legjislacionit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis ose siç quhet ndryshe VNM, llojet e bizneseve qe kualifikohen per leje mjedisore si dhe llojet e bizneseve dhe investimeve qe kanë detyrim ligjor organizimin e konsultimit publike përpara pajisjes me leje mjedisore nga autoritetet përkatëse.

Trajnues për këtë trajnim specific ishte Drejtori i Drejtorisë Rajonale Mjedisore Vlorë, z. Kreshnik Lilaj, i cili shpjegoi me detaje të gjitha procedurat që duhet të ndiqen për të marrë leje si dhe mënyrën e organizimit të një konsultimit public.

Gjithashtu nga Drejtuesi i Qendres Aarhus, Robert Murataj, u shpjegua roli që luan informimi I publikut të interesuar, mënyrat e informimit të publikut, afati i kthimit të përgjigjeve për çdo kërkesë që vjen pranë njëisë administrative dhe rëndësia e përfshirjes së publikut, banorëve të zonës në hartimin e planeve, programeve dhe buxhetit vjetor për ta bërë jo vetëm sa më transparente dhe të përgjegjshme qeverisjen locale, por edhe për të rritur besimin reciprok midis qytetareve/banorëve të zones dhe administratës publike.

Takimi u organizua në formën e një diskutimi ndërmjet kryetarëve të fshatrave që sollën eksperiencën e tyre në përballjen e komunitetit me njësinë administrative ose me Bashkinë Vlorë dhe me zyrtarë të njësisë Administrative Shushicë.

Takimi u përcoll për publikun nga mediat locale, prezente në trajnim.