Simulim i reagimit të nxënësve në rast zjarrvënie aksidentale

Data: 
Thursday, May 26, 2016

Simulim i reagimit të nxënësve në rast zjarrvënie aksidentale

Shkolla Jo publike "Internacional" Vlorë

Në kuadër të projektit: “Reduktimi i Rreziqeve nga Katastrofat natyrore dhe Industirale” i cili po zbatohet nga Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë dhe me Drejtorinë e Zjarrfikses Vlorë, me mbështetjen financiare tëOSBE-së, Prezenca në Shqipëri, Ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetin e radhës që do të organizohet në datën 27 Maj 2016 ora 11.00 në ambientet e Shkollës jo Publike “Internacional” Vlorë.

 

Ky aktivitet konsiston në simulimin e një rasti zjarrvënie të rastësishmë në ambintet e një Institucioni Publik (në këtë rast shkollë) dhe monitorimin e reagimit të nxënësve dhe mësuesve për të mundësuar evakuimin nga ndërtesa të të gjithë nxënësve dhe mësuesve apo personave të tjerë që ndodhen në ndërtesë.

 

Qëllimi i këtij aktiviteti është që të evidentohen pikat e dobëta të infrastrukturës së ndërtesës si dhe të monitorohet reagimi në vazhdimësi i nxënësve dhe mësuesve të shkollës nga ana e Drejtorisë së Zjarrfikses Vlorë, me synimin që të hartohen një set Rekomandimesh nga Drejtoria e Zjarrfikses Vlorë për institucionet përkatëse, për përmirësimin e situatës dhe të infrastrukturës me qëllim reagimin e shpejtë dhe të sigurtë të nxënësve dhe mësuesve në rast zjarrvënie të rastësishme.

 

Gjithashtu ky simulim në shkollën “Internacional” synon rritjen e ndërgjegjësimit publik të Institucioneve publike përgjegjëse për sigurinë në shkolla që të përmirësojnë kushtet aktuale për të qenë të pregatitur për çdo rast zjarrvënie të rastësishme në shkollë dhe në çdo institucion tjetër publik.

 

Ky aktivitet organizohet gjithashtu në kuadër të Festivalit të 4, Kombëtar Mjedisor në Shqipëri