Reduktimi i rrisqeve në rast katastrofash natyrore dhe industriale!

Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë dhe me mbështetjen e OSBE-së, Prezenca në Shqipëri, është duke zbatuar një nismë për reduktimin e rreziqeve nga Katastrofat natyrore dhe Industirale në Bashkinë e Vlorës.
Kjo nismë synon të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve dhe të qytetarëve për të qenë të pregatitur në rastin e katastrofave natyrore dhe industiale si dhe të bashkërendojë punën dhe veprimet e Institucioneve Publike vendore per minimizimin e dëmeve që mund të shkaktohen.
Sot është aktiviteti i parë i kësaj nisme, në kuadrin e ndërgjegjësimit, me nxënës të shkollës Aulona, aktivitet i cili synon ndërgjegjësimin e nxënësve për mirëpërdorimin e bombolave të gazit në ambjetet e shtëpisë së tyre, për të eleminuar rreziqet e mundshme që mund të ndodhin.
Ky takim do të pasohet nga takime të tjera në shkolla dhe me konsultime publike e forume qytetare në zona potencialisht të rrezikuara të Bashkisë Vlorë nga rreziqe të ndryshme natyrore si përmbytjet, zjarret, errozioni dhe rrëshiqtjet e dheut.
Këto konsultime do të organizohen në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë në Njësitë administrative Novoselë, Orikum, Shushicë dhe Qendër.