Qendra e Vizitorëve Radhimë, vendi ku personat me aftësi të kufizuar gjejnë lehtësisht informacion për Parkun detar Karaburun-Sazan

Personat me aftesi te kufizuar gjate vizitojne Qendren e Vizitoreve Radhime

Në zbatim të minigrantit, me mbështetjen financiare të UNDP, të projektit që zbatohet nga  Milieukontakt Shqipëri, dy organizata lokale të shoqërisë civile “Change – Agjensia e Zhvillimit Rajonal” dhe “Shoqata e Para dhe Tetraplegjikëve të Qarkut Vlorë”organizuan në datën 17 korrik 2019, pranë mjediseve tëQendrës së Vizitorëve në Radhimë aktivitetin informues me personat me aftësi të kufizuar në qarkun e Vlorës, për promovimin e Qendrës së Vizitorëve dhe vlerave të Parkut të mbrojtur Kombëtar Detar Karaburun-Sazan.

Të pranishëm ishin përfaqësues nga AKZM(Agjensia Kombetare e Zonave te Mbrojtura), OJF të përfshira në program qytetarë/banorë dhe grupe interesi të Qarkut Vlorë. Gjatëtakimit u prezantuan vlerat natyrore të Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, funksioni dhe rëndësia e  qendrës së vizitorëve Radhimë përgjatë dhe passezonit turistik.

Nga të pranishmit u theksua rëndësia e promovimit të Parkut të mbrojtur Detar Karaburun-Sazan për të gjithë komunitetin dhe grupet e interesit si dhe bashkëpunimi e koordinimi ndërmjet aktorëve lokal për mbrojtjen e vlerave te parkut detar.

            Z. Hysen Muhametaj, invalid pune prej 20 vjetësh citon: “ne si kategori personash me aftësi të kufizuar, jemi pak ose apak të përfshirë në shumë veprimtari e aktivitete lokale, edhe pse në emrin tonë flitet shumë, por ende nuk marrim vëmendjen dhe nuk përfshihemi rregullisht”.

            Në qarkun e Vlorës janë edhe gjashtëqind persona të tjerë para dhe tetraplegjikë, të cilët mund të përfshihen nëjetën sociale, pasi edhe ata kërkojnëtë japin kontributin e tyre. Vlerat njerëzore dhe qytetare nuk kanë kufizime, ato janë brenda gjithësecilit, që të shpërfaqen këto vlera kërkojnë mbështetje e mirëkuptim. Vlerat natyrore të Pakut Karaburun-Sazan duhet të njihen dhe shijohen prej të gjithë grupeve tëshoqërisë sonë, edhe kur këto grupe nuk kanë mundësi fizike apo lëvizje.