Promovim i prodhimeve te detit nga Laguna e Nartes

Data: 
Monday, April 19, 2021 - 18:00

Date 19 Prill 2021, Njesia e Shitjes se Peshkut te Posta Qendrore Vlore

Në kuadër të projektit: “Komunitet i ndërgjegjësuar – Premisë bazë për zhvilim të qëndrueshëm në zonat e mbrojtura”, pas realizimit te aktiviteteve te ndërtimit të bankinave për ankorimin e varkave të peshkimit që operojnë në zonën e mbrojtur “Vjosë – Nartë“ dhe kryesisht në Lagunën e Nartës, tek “Dajlani i Vogël“ në Zvërnec dhe rikonstruksionit te plote te varkave te demtuara, do te kalohet ne promovimin e prodhimeve te Lagunes, kryesisht Peshkut dhe Ngjales ne njesite e shitjes se peshkut prane Postes Qendrore ne Vlore. 

Duke qenë se Projekti, synon që të fuqizoj ekonomikisht grupet e interesit në zonat e mbrojtura, si një garanci për mbrojten dhe mosdëmtimin e këtyre zonave, pasi vetëm duke e konsideruar këtë territor si një burim të ardhurash, këto grupe interesi, do të mund ta mbrojnë dhe të mos lejojnë askënd që të ndërhyë për të dëmtuar zonën e mbrojtur Vjosë - Nartë”, promovimi i prodhimeve te Lagunes shikohet si nje mundesi e mire me perfitim te dyfishte si per peshkataret, ashtu edhe per konsumatoret qe do te mund te konsumojne peshk te Lagunes, te fresket dhe te sigurte.