Rekomandime per Buxhetimin e Pergjegjshem Gjinor per Bashkine Vlore dhe Sarande

Diskutimi i prioriteteve te grave dhe vajzave ne Novosele, Vlore

KONKLUZIONE DHE GJETJE NE SEKTORIN E SHERBIMIT SOCIAL

Ne kuader te projektit: "Buxhetimi i Pergjigjshem Gjinor" ne Bashkine Vlore dhe Sarane, financuar nga UN Women Tirane, Organizata jone "Qendra per Ndryshim"  pas konsultimeve e takimeve me grupe te ndryshme interesi, gra, vajza, te rinj, zyrtare publike, keshilltare e aktiviste te shoqerise civile, ka hartuar nje sere rekomandimesh per Bashkine e Vlores dhe Sarande, me qellim permiresimin e sherbimeve socilae per grate dhe vajzat ne keto bashki.

REKOMANDIME PER BASHKINE VLORE

  • Për sa i përket zbatimit të kornizës ligjore për barazi gjinore në nivel local vlen të theksohet se për herë të parë kemi një përfaqësim të barabartë në Këshillat Bashkiake prej 50% secila gjini, një zhvillim shumë pozitiv në dobi të grave dhe vajzave shqiptare. Dhe sigurisht që një arrijte shumë e madhe është zgjedhja në krye të Bashkisë Sarande të një gruaje, znj. Florina Koka;
  • Në lidhje me punësimin në administratën locale, gjithashtu ka përmirësime të kënaqshme pasi gratë dhe vajzat sigurisht që tashmë e kanë tejkaluar kuotën minimale prej 30%, por më shumë mund të bëhet në lidhje me ndarjen e pozicioneve drejtuese në drejtoritë përkatëse nga secila gjini;
  • Ekziston tashmër mekanizmi i koordinuar të referimit dhe të trajtimit të dhunës në familje së bashku me shërbimet shumëdisiplinore, dhe shpresojmë që të koordinohen veprimet midis Bashkisë Sarandë dhe aktorëve local të shoqërisë civile për vazhdimësinë dhe mirëfunksionimin e këtij mekanizmi në mbështetje të grave të dhunuara;
  • Bashkia ka treguar interes për mbështetjen e grupeve vulnerabël përmes projekteve të ndryshëm edhe me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm. Grupet e synuara të mbështetura janë: viktima të dhunës në familje nëpërmjet mekanizmit të referimit, punësimi i të rinjve dhe grave, mbështetja e iniciativave të sipërmarrjeve të reja, përfshirja e minoriteteve etj. Në këto nisma janë aplikuar kriteret gjinore në përzgjedhjen e përfituesve;
  • Në lidhje me të dhënat bazë për shërbimet sociale ekziston një bazë modeste e të dhënave, e cila duhet të pasurohet dhe të përditësohet rregullisht pasi nuk ka të dhëna të ndara sipas gjinisënë nivel bashkiak për të siguruar një planifikim, programim dhe buxhetim të duhur gjinor;
  • Shërbimet sociale përgjithësisht janë të kufizuara dhe konsistojnë kreysisht në shërbimin e ndihmës ekonomike (NE) dhe për personat me aftësi të kufizuar. Bashkia ka akorduar një buxhet shtesë nga të ardhurat e veta për Ndihmën Ekonomike si dhe për viktimat e dhunës në familje.

 

REKOMANDIME PER BASHKINE SARANDE

  1. Mirëfunksionimi i një qendre të posaçme për gratë e dhunuara dhe të trafikuara, rrijta e kujdesit dhe e trajtimit emocional, krahas kujdesit ekonomik nga Bashkia në partneritet me shoqërinë civile.
  2. Rritja në vazhdimësi e të ardhurave të programuara nga buxheti i Bashkisë për ndihmën ekonomike që përfitojnë gratë në nevojë, gratë me aftësi të kufizuara, fëmijët në nevojë dhe të moshuarit.
  3. Mbështjeje me trajnime dhe kurse profesionale për gratë dhe vajzat që janë në skemën e ndihmës ekonomike me qëllim nxitjen e tyre për t’u punësuar në fushën e shërbimeve, artizanatit, turizmit si dhe në promovimin e produkteve lokale.
  4. Ndërtimi i një tregu të qëndrueshëm dhe funksional që t’u shërbejë grave dhe vajzave për të tregtuar prodhimet dhe punimet artizanale gjatë sezonit turistik;
  5. Aktivizimi dhe funksionimi i transportit public urban në territorin e qytetit të Sarandës, si dhe favorizimi i kategorive të veçanta si; invalidët, personat në ndihmë ekonomike, veteranët, dhe studentet për transport publik falas në qytet.
  6. Zgjatja e orarit të transportit public që lidh Saradnën me Ksamilin gjatë sezonit turistik dhe shtimi i stacioneve që gratë dhe vajzat që punojnë në sektorin e turizmit të kenë akses në transportin publik.