Laguna e Nartes gjallerohet nga rikthimi i shpeseve te eger

Shumë shpende të egër të rikthyer tashmë në Lagunën e Nartë, gjallërojnë faunën e saj, të kripores dhe gjithë zonës ligatinore, përfshirë këtu edhe moçale të vegjël në brendësi të pylli të Pish – Poros apo në Zvërnec.
Vëzhgimi I shumë llojeve të shpendëve ne këtë Lagunë të kijojnë një ndjesi të veçantë, një qetësi relaksuese dhe çlirim nga stresi e rutina e përditshme. Shpendë të tillë si: Flamingo, çajme, Rosa e Egër, Qiriu, çafka, pulëbardha etj, të grupuara në grupe të vogla apo edhe të mëdha, enden sa në një pellg të kripores e flutorojnë në Lagunën e Nartës, në kërkim të ushqimit por edhe të një çerdhe të re në këtë habitat natyror fantastik. Moratoriumi i gjuetisë, ishtyrë deri në vitin 2021, ka dhënë efektet të jashtëzakonshme pozitive në drejtim të shtimit të llojeve dhe numrit të shpezëve të egër që tashmë janë të pashqetësuar në habitatin e tyre natyror. Edhe pse aty – këtu mund të ketë ndonjë rast të gjuetisë së paligjshme në këtë lagunë siç na pohon një bari që ka ngritur stanin e tij në afërsi të Hidrovorit të Akërnisë, përsëri këto janë raste sporadike dhe është për t’u përgëzuar puna e policisë së shtetit, që me të marrë ndonjë sinjalizim nga banorët e zonës, nuk ngurojnë të ngrenë postoblloqe të posaçme për të kryer proçedurat ligjore karshi kundravajtësve të Moratoriumit.
“Në këto dy vitet e fundit, janë shtuar shumë shpesët e egër në Lagunën e Nartës. Jo vetëm kaq, por nuk friksohen më nga prania e njeriut, dhe mund t’u afrohesh deri ne 10 m larg, ngaqë nuk gjuhen më si më parë. Para 4 – 5 vjetësh, këtu nuk të zinte syri as harabela, e jo më lejlekë, rosa apo qirinj” – na thotë gazetari I TV lokale Apollon, z. Lavdosh Liho, banues në Novoselë.