Forcimi i pjesëmarrjes publike përmes ndërgjegjësimit mjedisor në Bashkinë Vlorë

Në kuadër të projektit: “Forcimi i pjesëmarrjes publike përmes ndërgjegjësimit mjedisor në Bashkinë Vlorë”, Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë, me mbështetjen e REC Shqipëri, Qendra Rajonale Mjedisore, në kuadër të programit ACHIEVE, ka realizuar një sërë takimesh me përfaqësues të pushtetit lokal të Bashkisë Vlorë në qytetin e Vlorës dhe në Njësitë Administrative të Novoselë, Shushicës dhe Orikumit, si dhe me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Qarkut Vlorë.
Qëllimi I këtyre takimive ishte, njohja e grupeve të interesit dhe të zyrtarëve local me objektivat kryesore të projektit, si dhe parapregatitja për realizimin e trajnimeve të stafit të Njësive Administrative të Bashkisë Vlorë për 3 rajnime specifike, me qëllim rifreskimin/ njohjen në praktikë të legjislacionit për VNM/VSM/ informimit dhe konsultimit publik.Trajnimi do të shoqërohet me vizita në terren ku janë gjeneruar konflikte mjedisore si HEC-e, zonat e mbrojtura, katastrofat natyrore, ndryshimet klimaterike dhe impaktet e tyre me qëllim sensibilizimin e çështjeve si pasojë e vendimeve të gabuara nëterritorin e tyre.
Gjithashtu në takimet e organizuara u diskutua edhe për krijimin e një grupi punës/këshillimor me përfaqësues nga njësitë Administrative, shoqëira civile, kryetar të fshatrave dhe përfaqësues të grupeve të interesit.
Në takimet e organizuara morën pjesë përfaqësues të Njësive Administrative, keytar të fshatrave, banorë të zonës dhe përfaqësues të biznesit lokal. Në këto takime/forume publike, u diskutua gjithashtu organizimi i konsultimvea publike (Një konsultë në çdo NJA) që do të bëhen përgjatë periudhës Nëntor 2016– Mars 2017. Këto konsultime publike do të organizohen nga Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë, duke përdorur standardin më të mirë të njoftimit, informimit, dëgjesave, konsultimit, raportimit referuar kërkesave ligjore vendase, dhe konventave ndërkombëtare.
Qëllimi i konsultimeve do të jetë thithja e informacionit dhe problematikes mjedisore vendore, përcjellja e tyre në formë sintetike përmes rekomandimeve në nivel qendror. Gjithashtu konsultat do të shërbejnë për demonstrimin e “modeleve” se si duhet të realizohet një dëgjesë publike, informim dhe konsultim i suksesshëm duke i hartuar në udhëzues të veçantë dhe transferimin e tyre pranë Agjensive rajonale të Mjedisit, AKM, NJA dhe Bashkisë Vlorë për ri-aplikim. Udhëzuesit do të vendosen dhe në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Vlorë si dhe të Qendrës së Informacionit Aarhus.