Reduktimin e Rreziqeve nga Katastrofat natyrore dhe Industirale

Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë dhe me Drejtorinë e Zjarrfikses Vlorë si dhe me mbështetjen e OSBE-së, Prezenca në Shqipëri, në kuadër të nismës për Reduktimin e Rreziqeve nga Katastrofat natyrore dhe Industirale në Bashkinë e Vlorës, organizoi sot sesionin e radhës të ndërgjegjësimit dhe edukimit të të rinjve të shkollës “Internacional” për masat e thjeshta dhe praktike që duhet dhe mund të ndërmerren në rast të rënies së zjarrit.
Edukimi i të rinjve me njohuritë bazë dhe demonstrimi nga punonjësit e Drejtorisë së Zjarrfikses e Vlorë i mënyrave të thjeshta për shuarjen e zjarreve në ambjentet e shtëpisë apo edhe të shkollës, merr një rëndësi të veçantë kur bëhet fjalë për raste të zjarrvënies dhe masave mbrojtëse që duhet të ketë parasysh çdo person.
Këto sesione informimi dhe edukimi për të rinjtë, shërbejnë edhe për të krijuar një marrëdhëni sa më miqësore dhe respekti të ndërsjelltë midis të rinjve dhe personelit të Drejtorisë së Zjarrfikses Vlorë, dhe për të kuptuar se sa i rëndësishëm dhe i vështirë është misioni i zjarrfiksit në përballjen me zjarret, fatkeqsitë natyrore dhe situata të tjera.
Gjejmë rastin të ndajmë me çdo qytetar disa këshilla praktike për për të shmangur dhe minizuar aksidentet e ndryshme që shkaktohen nga përdorimi i bomolave të gazit:
- Përdorimi sa më pak bombolave të vogla 3 – 5 kg në shtëpi dhe ambjente të mbyllura. Këshillohet përdorimi i tyre në ambiente të hapura, mundësisht në oborr ose në ballkon pasi ato janë të destinuara për ambjente të hapura, kampingje, eskursione etj;
- Mos i mbani apo ti përdorni bombolat në bodrume apo nën nivelin e tokës. Dëndësia e gazit është më e mdhe se ajo e ajrit dhe për pasojë nëse ka rrjedhje të gazit, ai do të përqëndrohet në nivele të ulëta, gjë që është mbytëse dhe përbën rrezik potencial për të ndezje të tij kur ka kontakt me një burim energjie;
- Konsumatorët duhet të vendosin aparatin sinjalizues në ambientet ku ata ngrohen apo gatuajnë me qëllim që të arrijnë të kuptojnë në kohë rrjedhe të gazit nga bombolat apo pajisje të tjera.
- Sigurohuni që gjithmonë ka një dritare hapur tek ambient/dhoma ku është vendosur bombola e gazit. Nëse ambient/dhoma, ka ventilatorë ose grila, i lini ato gjithmonë hapur kur përdorni gazin.
- Konsumatorët duhet të drejtohen te pikat e autorizuara për të bërë kolaudimin e bombolave për asistencë teknike edhe në rastet kur ata përdorin bombola të vjetra.
Respektimi me rigorozitet i këtyre masave është deçisiv për parandalimin e aksidenteve që mund të ndodhin nga keqpërdorimi dhe neglizhenca ndaj bombolave të gazit.