Inagurimi i “Ishullit Ekologjik”

Në kuadër të projektit: “Ishulli ekologjik – si një mundësi alternative për ndërgjegjësimin publik për ndarjen e diferencuar dhe riciklimin”, mundësuar nga Qendra Rajonale Mjedisore (REC Shqipëri) në kuadër të programit SENiOR-A, U Inagurua sot ISHULLI EKOLOGJIK, si një risi dhe dosmosdoshmëri për ndarjen e diferencuar dhe riciklimin e mbetjeve urbane si plastika, qelqi, letra dhe metalet, mbetje këto për të cilat ekziston tregu i riciklimit në Shqipëri.

Falë mbështetjes financiare të REC Shqipëri (Qendra Rajonale Mjedisore) në kuadër të programit SENiOR-A, u mundësua realizimi me sukses i kësaj inisiative, në bashkëpunim me Parnterët lokal të Organizatës Aarhus: Bashkia Vlorë dhe Organizata EMMAUS Vlorë.

Në evnimentin e sotëm morën pjesë Kryetari I Bashkisë Vlorë, z. Dritan Leli, përfqaësues të Insitucioneve Publike Vendim-marrëse, aktivste dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetrë e dashamirës të mjedisit.

 

“Si ju pritën banorët e lagjes “Isa Boletini”? – iu drejtua Kryetari i Bashkisë z. Leli, një prej vullnetarëve që ishte prezent në takim dhe që ka marrë pjesë në fushatën derë më derë për ndërgjegjësimin e banorëve për ndarjen e diferencuar në burim.

“ Shumica e tyre ishin dashairës dhe mbështetës të inisiativës, por pse ta mohojmë pati edhe ndonjë rast ku nuk na pritën mirë” ishtë përgjigja e Klejdja Dalipaj, vullnetare e Organizatës.

Nismat e shoqërisë civile, janë gjithmonë të mirëpritura dhe do të gjejnë perkrahje maksimale nga Bashkia Vlorë, sepse këto nisma janë në favor të komunitetit dhe mbrojtjes së mjedisit” – u shpreh z. Leli në fjalën e tij përshëndetëse.

Gjejmë rastin të falenderojmë Bashkinë Vlorë, dhe kryetarin e saj z. Dritan Leli për gatishmërinë e treguar në mbështetje të kësaj inisiative si dhe për dhënin e shwmbulit  personal me aksione konkrete në mbrojtje te mjedisit, duke ndaluar djegien e mbeturinave tek fusha e grumbullimit të mbetjeve.