Ishulli ekologjik – si një mundësi alternative për riciklimin

Edhe sot ishte nje dite e ngarkuar per vullnetaret e qendres AARHUS Vlore, me takime ne cdo shtepi te lagjes "Isa Boletini" per ndergjegjesimin e banoreve per te bere ndarjen e diferencuar qe ne burim.
Nëpërmjet ndërtimit të një “Ishulli Ekologjik” i cili është finalizimi i projektit për riciklimin e mbetjeve, synohet që qytetarët të ndërgjegjësohen për të filluar ndarjen e mbetjeve në shtëpitë e tyre me qeska të veçanta, per secilën kategori; plastikën, metalet dhe qelqin.
Ky projekt financohet nga Qendra Rajonale Mjedisore (REC Shqipëri) ne kuader te programit SENiOR-A.
mbështetja e Bashkisë Vlorë dhe kompanise Emmaus është shumë e rëndësishme por edhe një garanci më tepër për mbarëvajtjen e projektit.