Mbështetje për qeversisje efektive mjedisore në nivel kombëtar dhe lokal

Në kuadër të projektit “Mbështetje për qeversisje efektive mjedisore në nivel kombëtar dhe lokal”, Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë me mbështetjen dhe bashkëpunimin e Prezencës së OSBE në Shqipëri orgaznizoi një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të Bashkisë Himarë, biznesit lokal, Drejtoritë, mësues dhe nxënës të Shkollës së Mesme Himarë.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi me pjesmarrësit për gjetjet, rekomandimet, konkluzionet e projektit si edhe diskutimin mbi zgjidhjet që Bashkia e Himarës ofron për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve urbane dhe buxhetin e planet e viti 2015.
Pas prezantimit të rekomandimeve të hartuara nga Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë u diskutua rreth situatës aktuale të menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë e Himarës. Ajo që spikati gjatë diskutimeve për gjetjen e mënyrave dhe metodave të përmirësimit të gjendjes së mbetjeve ishte sygjerimi i një prej nxënseve pjesëmarrëse, e cila u shpreh: “Pyetja e drejtë për t’u bërë që vërtet mund të sjell ndryshimin e gjendjes aktuale në Himarë do të ishte, Si të mos e ndotim qytetin?, nqs i gjejmë përgjigjen kësaj pyetjeje menaxhimi i mbetjeve do të ishte më i lehtë dhe besoj më pak i kushtueshëm”.
Nga ana tjetër përfaqësuesi i OSBE-Prezenca në Shqipëri tha: “Himara mund të konsiderohet si një qytet i pastër ndryshe nga qytetet e tjera të Shqipërisë por gjithsesi ka nevojë për projekte të tilla ndoshta edhe me më shumë fonde për ta bërë atë një qytet me parametra Europian”. Ai rekomandoi që të realizohej një post-survey nëpërmjet pyetësorëve për impaktin që pati projekti tek banorët dhe tek Bashkia Himarë, sa të kënaqur janë ata nga aktivitetet e ndërmarra, etj. Gjithashtu, ai sugjeroi implementimin e një projekti pilot mbi identifikimin e numrit të banorëve dhe sa prej tyre e zbatojnë praktikën e riciklimit.
Duke qenë se në këtë projekt pjesmarrja e Shkollave të mesme dhe 9-vjeçare ishte aktive, Drejtuesit e Shkollave theksuan se bashkëpunimi midis tyre dhe AIC Vlorë do të jetë e qëndrueshme dhe do të synoj përfshirjen e gjithmonë e më shumë aktivistëve