Mbështetje për qeverisje efektive mjedisore në nivel kombëtar dhe lokal

Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë me mbështetjen dhe bashkëpuninmin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri implementuan projektin rreth mbetjeve urbane dhe riciklimit: “Mbështetje për qeversisje efektive mjedisore në nivel kombëtar dhe lokal”.
Riciklimi është i rëndësishëm si për mjedisin dhe për individin:
Rëndësia mjedisore:
- Riciklimi ndihmon në reduktimin e ndotjes që shkaktohet nga mbetjet.
- Ndihmon në ruajtjen e burimeve natyrore
Rëndësia për njerëzit:
Riciklimi është i rëndësishëm për të gjitha vendet në botë dhe për njerëzit që jetojnë pasi:
- Shërben në ruajtjen e burimeve natyrore për brezat e ardhshëm.
- Nuk ka hapësirë për mbeturinat
- Ulja e shpenzimeve financiare në ekonomi.
Implementimi i këtij projekti u realizua përmes aktiviteteve të mëposhtëme:
- U hartuan dhe dizenjuan pyetësorët duke u vendosur theksi në opinionin publik për menaxhimin e mbetjeve.
- U organizua një anketë publike me shkollat, biznesin lokal dhe qytetarët për menaxhimin e mbetjeve. Në bashkëpunim me vullnetarët e Qendrës së Informacionit Aarhus u zhvillua një fushatë me intervista dhe plotësimi i pyetësorëve në Bashkinë Himarë me përfaqësuesit e mësipërm.
- U përgatit një raport me rezultatet e pyetësorëve i bazuar në modelin matrix.
- U organizua një tryezë e rrumbullakët me përfaqësues të zyrave dhe përfaqësues të kompanisë së pastrimit për diskutimin e gjetjeve të pyetësorëve, cfarë rezultoi dhe cilat do të ishin hapat e mëtejshme.
- Fushata ndërgjegjësuese dhe aktiviteti i Pastrimit u organizua me të rinj dhe nxënës të Bashkisë Himarë nën moton e ditës kombëtare “ Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë” në rrugën kryesore duke ndarë mbetjet në: letër, metal, plastik dhe qelq.
- Tryezë e rrumbullakët me përfaqësues të biznesit lokal. U diskutua për mënyrat e duhura që duhen për ndarjen e diferencuar dhe riciklimin. Cilat ishin përfitimet dhe si mund të ndihmohet për një menaxhim më të mirë të mbetjeve në Himarë.
- U organizua një fushatë ndërgjegjësimi dhe një Road Show me shkollat, zyrat lokale dhe qytetarët duke përfshirë edukimin mjedisor te studentët e shkollës së mesme të Himarës për diskutimin e çështjeve kryesore mjedisore dhe për menaxhimin e mbetjeve. Road Show u organizua në qendrën e Himarës me studentët për diskutimin e 3R(Ripërdorimi, Reduktimi dhe Riciklimi) në nivel lokal.
- Organizimi i tryezës së rrumbullakët me biznesin lokal, qytetarët, kompaninë e pastrimit për konkluzionet e projektit. U diskutua për zgjidhjet që ofron Bashkia Himarë për menaxhimin e mbetjeve dhe planet e ardhshme.
Rekomandimet:
1.Të rritet bashkëpunimi midis pushtetit lokal, grupeve të interesit, shoqërisë civile lokale, bizneseve private dhe komunitetit për çështjet lokale, veçanërisht për çështjet që lidhen me menaxhimin e mbetjeve urbane.
2.Rritja e ndërgjegësimit të komunitetit për çështjen e menaxhimit te mbetjeve urbane dhe kryesisht duke i dhënë prioritet ndarjes në burim të mbetjeve dhe riciklimit. Përcaktimi i prioriteteve dhe i avantazheve që sjellin këto të fundit si nga ana financiare edhe nga ajo mjedisore nëpërmjet fushatave ndërgjegjësuese, sesioneve të trajnimit, forumeve publike, road shoë etj.
3.Sigurimin i informacioneve të plota nga specialistë të fushës për mire –menaxhimin e mbetjeve urbane, trajtimin dhe reduktimin e tyre në mënyrë të tillë që të bëhet një vlerësim paraprak për efiçencën e përdorimit të ndarjes së difrencuar dhe 3R (riciklim, reduktim dhe rikompozim) si dhe krijimin e lehtësirave sidomos për biznesin privat për të nisur këto praktika.
4.Vënia në dispozicion të publikut të kontenierëve të veçantë për ndarjen e diferencuar të mbetjeve, metal, qelq, letër, plastik si edhe përcaktimin e një pike grumbullimi nga Bashkia Himarë për secilën nga këto materiale duke minimizuar sipërfaqet e tejmbushura me mbetje dhe duke shfrytëzuar mbetjet që mund ti nënshtrohen proçesit të 3R.
5.Mbështetja dhe inkurajimi i bizneve private të cilat janë duke përdorur pjesërisht praktikën e diferencimit të mbetjve dhe uljen e taksave të pastrimit nga ana e Bashkisë Himarë për këto biznese, duke dhënë një shembull pozitiv dhe për të përfshirë sa më shumë biznese në këtë nismë.
6.Implementimin e projekteve të ndryshme, pa kosto të mëdha, por që tejkalojnë kuadrin teorik dhe shërbejnë si një shembuj pozitiv për mbarë komunitetitn.
7.Hartimin e rekomandimeve për Pushtetin Lokal dhe Qëndror, të cilat do të shërbejnë për ndryshimin dhe përgatitjen e akteve ligjore/nënligjore për menaxhimin e mbetjeve në nivel lokal në mënyrë të tillë që të reflektohet realiteti në terren.
8.Organizimi i tryezave të rrumbullakëta/seminareve/trajnimeve mbi çështjet e menaxhimit të mbetjeve, në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile, Ministritë e linjës për qytetarët, grupet e intersit, pushtetin lokal, etj.