Kush jemi ne?

 

Change - Agjencia  e Zhvillimit Rajonal është një organizatë joqeveritare e themeluar me nismën e personave që kanë një eksperiencw të konsiderueshme me organizata dhe institucione prestigjioze ndërkombëtare si NDI (Instituti Kombëtar për Demokraci për Çështje Ndërkombëtare), UN Women, OSBE, Bashkimi Evropian etj. 

Misioni i Organizatës është të inkurajojë zhvillimin ekonomik të rajonit jugor të Shqipërisë duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm nëpërmjet nxitjes së pjesëmarrjes aktive të qytetarëve, grave dhe vajzave, të rinjve, grupeve të margjinalizuara dhe bizneseve lokale në proçesin e vendimmarrjes.

Change - Agjencia  e Zhvillimit Rajonal, synon gjithashtu të rrisë pjesëmarrjen e grave dhe të rinjve në proçeset e vendimmarrjes, nëpërmjet dialogut konstruktiv dhe angazhimit në politikën lokale. Përmirësimi i situatës ekonomike të grave dhe vajzave është prioriteti ynë kryesor për luftimin e dhunës në familje dhe kontributin tonë drejt barazisë gjinore.

Objektiv tjetër i Organizatës është rritja e rolit të të rinjve në proceset e vendimmarrjes publike, përmes pjesëmarrjes aktive në planet e programeve, stategjitë dhe mekanizmave të tjerë që synojnë një zhvillim të qëndrueshëm me pjesëmarrje aktive të grupeve të ndryshme të interesit.

Nëpërmjet inisiativave dhe projekteve që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e shërbimeve publike për grupe të ndryshme interesi, Organizata jonë, synon të rrisë bashkëpunimin midis palëve të ndryshme përmes dialogut konstruktiv për zgjidhjen e çështjeve të komunitetit lokal që kanë të bëjnë me qytetarët dhe përfshinë çështjet mjedisore në programet e planeve lokale dhe buxhetin vjetor përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe konsultimi me të gjitha grupet e interesit.

Organizata synon të arrijë qëllimin dhe objektivin e saj duke:

  • Realizuar projekte që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e gjendjes ekonomike të grupeve të ndryshme të komunitetit;
  • Realizuar projekte që fuqizojnë gratë, të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara të komunitetit;
  • Nxitur dialogun konstruktiv midis komunitetit dhe autoriteteve publike përmes forumeve, takimeve e aktiviteteve të drejtpërdrejta;
  • Promovuar zbatimin e legjislacionit dhe praktikave të përshtatshme në mbështetje të aksesit në informacion, pjesëmarrjes publike dhe aksesit në drejtësi; 
  • Shërbyer si një ndërmjetës dhe lehtësues midis Institucioneve Publike nga njëra anë dhe shoqërisë civile, grupeve të interesit, grupeve të biznesit dhe publikut të gjerë nga ana tjetër; 
  • Nxitur rritjen e pjesëmarrjes së grave, vajzave dhe të rinjve në proçeset e vendimmarrjes publike nëpërmjet ndërgjegjësimit dhe ngritjes së kapaciteteve të palëve të interesuara; 
  • Nxitur grupet e interesit që të njohin parimet dhe rëndësinë e zbatimit të Konventës së Aahus dhe të marrin pjesë aktive në zbatimin në praktikë të tre shryllave bazë të Konventës, që është jo vetëm një konventë mjedisore, por edhe e mirëqeverisjes:

          1. E drejta e informimit;

          2. Pjesëmarrja e publikut në vendimmarrje;

          3. Aksesi në Drejtësi.

Change - Agjencia e Zhvillimit Rajonal ka përcaktuar objektivat afatshkurtra dhe afatgjata që duhen arritur:

Objektivat afatshkurta:
1. Të ndihmojë komunitetin të informohet për të drejtwn e tyre për të marrë informacion nga të gjitha institucionet publike duke formuluar kërkesat, duke shkruar peticione, rezoluta dhe duke lobuar;

2. Bashkëpunimi me OJQ-të duke zgjeruar komunikimin, duke inkurajuar bashkëpunimin, lobimin dhe duke kërkuar zbatimin e ligjeve;

3. Zgjerimi dhe pasurimi i informacionit mbi Konventën e Aarhusit, ligjet mjedisore, strategjitë mjedisore dhe dokumentet mjedisore përmes bibliotekës (fizike dhe digjitale), regjistrimit të bazave të të dhënave dhe programeve të edukimit shkollor;

4. Përmirësimi i bashkëpunimit të Autoriteteve Lokale dhe Shoqërisë Civile dhe Publike nëpërmjet organizimit të debateve, tryezave të rrumbullakëta, takimeve publike dhe seancave dëgjimore lidhur me çështjet mjedisore dhe të qeverisjes së mirë në lidhje me komunitetin.

Objektivat afatgjata:

1. Kontribuimi drejt fuqizimit ekonomik të grupeve të ndryshme të interesave në Shqipërinë e Jugut, përmes projekteve që respektojnë parimet e vendimmarrjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm;

2. Ngritja e ndërgjegjësimit të publikut për çështjet mjedisore lokale dhe qeverisjen e mirë dhe forcimin e bashkëpunimit me OJQ vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare për përmbushjen e misionit tonë;

3. Sigurimi që publiku i gjerë të ketë qasje të gjerë në ligjin mjedisor, rregulloret dhe procesin e planifikimit dhe procedurat;

4. Sigurimi i shembujve konkretë të praktikave më të mira në Ballkan dhe të vendeve të tjera të ngjashme fqinje për zbatimin e shtyllave të Konventës së Aarhusit;

5. Mbështetja e formimit të grupeve të forta, të definuara gjinore, multikulturore, multietnike dhe pakicë, të cilat mund të ftohen në vizionimin urban dhe / ose planifikimin e takimeve si përfaqësues të vërtetë të komunitetit;