Kampionati i Mini Futbollit midis Institucioneve Publike e Private te Bashkise Vlore

Organizata Change - Agjensia Rajonale e Zhvillimit, në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë dhe me mjeshtin e Sportit z. Vasil Ruci, organizon një kampionat mini-futbolli në salla të mbyllura (kalçeto) me pjesëmarrjen e Institucioneve Publike Vendore dhe të kompanive Private të Interesuara për këtë eveniment.
Ky është viti i tretë që në Vlorë do të organizohet një kampionat mini-futbolli, si rezultat i inisiativës dhe rëndësisë që I kushton Bashkia Vlorë realizimit të aktiviteteve sportive dhe kulturore.
Suksesi i arritur, në dy vitet e shkuara të realizimit të kampionatit të mini-futbollit, ishte një shtysë më tepër që këtë vit të kemi një organizim më të mirë dhe një përfaqësim më të madh dhe interesim të shtuar nga Institucionet Publike Vendore dhe nga Bisnezi Privat që operon në Bashkinë e Vlorës.
Aktiviteti do të realizohet në ambjentet e Pallatit të Sportit “Flamurtari” dhe do të shërbejë për argëtimin dhe ushtrimin e këtij sporti kaq popullor nga qytetarët, banorët e Bashkisë Vlorë.
Ky aktivitet do të jetë si një premisë për realizimin edhe të aktiviteteve të tjera sportive dhe edukuese në të ardhmen e afërt, duke përfshirë edhe grupe te tjerë të komunitetit në sporte të tjera si Basketboll dhe Volejboll.
Me anë të këtij aktiviteti synojmë të rrisim gamën e aktiveteve argëtuese/ sportive në qytetin e Vlorës, në këtë prag sezoni turistik.
Bashkia Vlorë ka një kontribut të jashtëzakonshëm në realizimin dhe mbarëvajtjen e këtij kampionati, pasi ofron jo vetëm ambjentet ku organzohet evenimenti, por mbi të gjitha i jep një tjetër dimension duke bashkëpunuar në të gjitha aspektet si logjistike ashtu edhe financiare. Roli i Bashkisë Vlorë është deçisiv dhe i pazëvendësueshëm në realizimin e këtij kampionati.
Projekti do të jetë një kombinim i ballafaqimit sportiv nëpërmjet mini futbollit midis Institucioneve të ndryshme Publike e Private të Bashkisë Vlorë dhe i rritjes së frymës miqësore dhe i kalitjes fizike të pjesëmarrësve. Organizimi i këtij kampionati për të tretin vit radhazi, është një tregues se ky eveniment, vleresohet së tepërmi nga të gjithë pjesëmarrësit, e këtë gjë e tregon edhe rritja e numrit të pjesëmarrësve nga viti në vit. Këtë vit, prsh, kemi 4 ekipe më tepër se viti i kaluar. Kjo tregon se ky kampionat përveç të tjerash shërben edhe si një mjet për të dalë nga rutina e përditshme e jetës dhe se me sa seriozitet e presin realizimin e tij të gjitha Institucionet Publike e Private duke e parë edhe si një mundësi për kalitjen fizike të gjithsecilit.
Kampionati do të zgjase 20 ditë, do re realizohen 3 ndeshje për çdo ditë nga ora 19:00 deri në orën 22:00, prej datës 04/06/2018 deri në datën 16/06/2018.
Në vazhdim nga data 17/06/2018 deri në datën 20/06/2018 do të organizohen nga dy ndeshje në ditë nga ora 19:00 deri në orën 21:00.
Në datën 21 dhe 22 do të zhvillohen nga një ndeshje, ndërsa finalja do të zhvillohet në datën 24 Qershor 2018 ora 20:00.