Iniciativat ne fushën e Energjive të Rinovueshme – një hap i rëndësishëm për një zhvillim të qëndrueshëm
Kohëzgjatja e Projektit: Prill 2014 – Qershor 2014
Projekt i financuar nga CO-PLAN dhe env.net:
Përmbledhje e Projektit:
Ky projekt synon të rrisë ndërgjegjësimin public të aktorëve local vendim-marrës në nivel local, të shoqërisë civile dhe të grupeve të interesit në fushën e energjisë së rinovueshme e sidomos për panelet diellore. Nëpërmejt ndërthurjes së trajnimeve dhe forumeve publike me realizimin në praktikë të projekteve pilotë për instalimin e paneleve diellore apo fotovoltaike për institucionet publike, synohet të promovohet prodhimi I energjisë së gjelbër, që I shërben një zvhillimi të qëndrueshëm. Pjesëmarrja e publikut konsiderohet si një domosdoshmëri në planfikimin dhe programimin local për realizimin e këtij proejkti.
Qëllimi:
Rritja e pjesëmarrjes së komunitetit, pushtetit vendor, grupeve te interesit dhe institucioneve financiare në një proces konsultativ për planifikimin e energjisë së rinovueshme në nivel lokal.
Objektivat e Projektit:
- Bashkëpunimi me Komisionet Keshillimore Qytetare (te themeluar nga Qendra Aarhus gjatë vitit 2013) për fillimin e dialogut ndërmjet zyrtarëve lolake bizneseve private dhe institucioneve financiare;
- Rritja e bashkëpunimit midis Njësive të Qeverisjes Vendore, grupet e interesit dhe KKQ nëpërmjet diskutimit të projekteve dhe ideve e sidomos per çështjen e energjisë së rinovueshme;
- Krijimi i një modeli të pjesëmarrjes së publikut në çështjet e vendimmarrjes lidhur me çështjet lokale, duke miratuar strategjinë kombëtare të energjisë së rinovueshme në nivel lokal;
Rezultatet e pritshme:
- Do të nënshkruhet një Memorandum të Mirëkuptimit (MM ) midis autoriteteve lokale , KKQ dhe biznesit lokal privat për mbështetjen e iniciativave në fushën e energjisë së rinovueshme të gjitha qytetet e perzgjedhura ;
• Do të përmirësohet bashkëpunimin ndërmjet njësive të qeverisjes vendore, strukturave te KKQ, bizneseve private dhe institucionet financiare ;
• Do të rritet e ndergjegjesimi publik me qellim nxitjen e pushtetit lokal për eficencen e energjisë se rinovueshme;
• Do të krijohet një model të ri të mekanizmave të pjesëmarrjes publike dhe dialogut për çështjet që komuniteti shqetësim dhe aktorët vendorë ;
• Me mbështetjen e Institucioneve Publike, Qeverisje Lokale dhe komuniteti do të përpilohet një studim të përgjithshëm të potencialeve të energjisë të ripërtëritshme të Rivierës Shqiptare ;
• Do të organizohen tre seminare njëditore , me çdo njësi të qeverisjes vendore në Sarandë Orikum dhe Himarë;
• Do të përgatiten një sërë rekomandimesh për ministritë përkatëse, njësitë e qeverisjes vendore, grupet e interesit dhe grupeve të shoqërisë civile në lidhje me avantazhet, eficencen e energjisë se rinovueshme.