Fushat kryesore të veprimit

Inkurajimi i zhvillimit ekonomik të Rajonit Jugor të Shqipërisë – kjo është moto e Organizatës "Change - Agjensia e Zhvillimit Rajonal".

Arritja e objektivit kryesor të Organizatës do të kryhet duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm nëpërmjet nxitjes së pjesëmarrjes aktive të qytetarëve, grave dhe vajzave, të rinjve, grupeve të margjinalizuara dhe bizneseve vendore, në proceset vendimmarrëse.

Organizata synon qå duke përdorur ekperiencën e gjatë në realizimin e projekteve të ndryshme në Rajonin Jugor të Shqipërisë, ekperiencën e gjatë në bashkëpunimin me grupe të ndryshme interesi dhe bashkëpunimin me Institucione Publike lokale, kombetare dhe Rajonale, të nxisë zhvillimin ekonomik të Rajonit të Jugut të Shqipërisë duke nxitur gjithashtu grupet e ndryshme të interesit, gratë, vajzat, të rinjtë, bizneset dhe grupet e marxhinilizuar që të përfshihen aktivisht në proçeset demokratike vendimmarrese, duke bërë kështu të munudr një zhvillim të qëndrueshëm.

Organizata Change - Agjensia e Zhvillimit Rajonal, bashkëpunon ngushtë me aktorë të ndryshëm lokal, kombëtarë dhe ndërkombëtar për:

  • Rritjen e bashkëpunimit midis zyrtarëve lokal, grupeve të interesit dhe shoqërisë civile për çështje mjedisore dhe të mirë-qeverisjes;
  • Informimin e publikut të interesuar, grupeve të interesuar, qytetarëve të thjeshtë për çështje mjedisore, vendime dhe ligje që kanë ndikim në jetën e komunitetit;
  • Forcimin ekonomik të grave dhe vajzave për të mundësuar një pavarësi ekonomike që do të ndikonte fuqimisht në arritjen e një barazie të vërtetë gjinore;
  • Zhvillimin ekonomik e social të Rajonit Jugor të Shqipërisë nëpërmjet inisiativave që kanë impakt në formcimin ekonomik e shoqëror të komunitetit;
  • Krijimin e një klime besimi midis qytetarëve/komunitetit dhe Institucioneve Publike, duke nxitur bashkëpunimin konstruktiv nëpermjet forumeve publike, e dëgjesave publike për një zhvillim të qëndrueshëm me pjesëmarrje të grupeve të ndryshme të interesit;
  • Ndërgjegjësimin publik për rritjen e pjesëmarrjes qytetare dhe të shoqërisë civile në vendim-marrjen mjedisore dhe të qeverisjes së mirë;
  • Ndërgjegjësimin publik të të rinjve për mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në çështjet mjedisore dhe të mirëqeverisjes;
  • Përmirësimin e politikave lokale në favor të mjedisit dhe të zhvillimit të qëndrueshëm, duke zbatuar projekte miqësore me mjedisin;
  • Krijimi i grupeve të organizuara qytetare, të aftë për të mbajtur pushtetin lokal përgjegjës për vendimin e tyre dhe shërbime më të mira publike për komunitetin;
  • Përfshirja e çështjeve të grave, vajzave, të grupeve të margjinilizuara dhe të rinjve në planet dhe programet e qeverisë lokale përmes konsultimeve publike dhe dëgjesave publike;
  • Përfshirja e çështjeve mjdisore që shqetëson komunitetin në planet lokale nëpërmjet platformave të gjelbra.