Ditës Botërore të Mbjelljes së Pemeve

Në kuadër të Ditës Botërore të Mbjelljes së Pemeve Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë, në bashkëpunim me Shkollën 9-vjeçare “Muço Delo”, Drejtorinë Rajonale të Mjedisit dhe Drejtorinë Arsimore Vlorë ka organizuar një aktivitet për mbjelljen e pëmëve në ambientet rreth shkollës “Muço Delo”.

 

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e ndergjegjësimit të të rinjve, Institucioneve Arsimore, autoriteteve lokale e mbarë komunitetit për rëndësinë dhe vëmendjen që i duhet kushtuar shtimit të sipërfaqeve të gjelbra.

Nën moton: “Kush mbjell një pemë, mbjell një shpresë”, AIC Vlorë synon të ndërgjegjësoj të rinjtë se asnjë herë nuk është vonë për të mbjell apo për të mirëmbajtur mjediset e gjelbra. Shkolla është institucioni më i rendësishëm ku të rinjtë edukohen dhe formohen prandaj AIC Vlorë ka zgjedhur pikërisht një shkollë 9-vjeçare për zhvillimin e aktivitetit, nxënësit aktivizohen si për mbjelljen e pemeve po ashtu edhe angazhohen në rritjen dhe ruajtjen e shëndetshme të këtyre bimëve. Duke shtuar siperfaqen e gjelbër në mjediset rreth shkollës nxënësit edukohen me një kulturë të re e cila do ti shoqëroj ata gjatë gjithë jetës, duke bërë jo vetëm ruajtës të jetës së tyre por të një brezi të tërë.